|
Më datë 23-25 prill 2010, u mbajt
takimi i joniuratit në seminarin Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit
të Mirë” në Shkodër.
Takimin e radhës e mbajti Motër
Dila Shtjefni, motër Françeskane e Zojës së Papërlyer me temë:
“Dimensioni martesor i jetës së Kushtuar”.
U bë mikpritja e motrave e më pas
u vijua me paraqitjen e temës të cilën motra e ndau në tri faza:
a) faza e parë - të dashuruarit;
b) faza e dytë - dashuria martesore; c) faza e tretë -
identiteti i gruas së kushtuar.
Ajo theksoi se njeriu në vetvete
ka një natyrë martesore, pra është një dashuri trashendente që
të bën të shkosh përtej vetes, tek tjetri. Kjo dashuri martesore
e Zotit me njeriun vihet re që në Besëlidhjen e Vjetër, ku Zoti
e thërret popullin si e fejuara e tij (shih Oz 2; Is 54). Objekt
i kësaj dashurie njerëzore është vetë Hyji. Zoti është Dhëndri i
cili i rri besnik nuses së tij. Kjo martesë më parë e bërë me
një popull, në Krishtin identifikohet në Kishën e tij e në
mënyrë të veçantë me çdo person që është gjymtyrë e këtij trupi.
Prandaj të duash Jezusin si Dhëndër do të thotë të bashkëndash
fatin e tij «Kryqin».
Këto e fjalë të tjera na bënë të
ndalemi e të meditojmë se në çfarë mënyre e jetoj unë
dimensionin tim martesor në jetën e Kushtuar? Gëzimin tonë e
shtoi edhe prania e Shkëlqesisë së Tij Imzot Angelo Massafra me
kremtimin e Meshës së Shenjtë dhe më pas së bashku në darkën
vëllazërore.
Një takim tjetër i junioratit, i
katërti dhe i fundit për këtë vit, ishte shumë i përafërt me atë
të radhës së kaluar, me datë 7- 9 maj, po në seminarin
Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër.
Ishin të pranishme rreth 30 motra
të reja të Kongregatave të ndryshme. Relator këtë herë ishte Don
Karmelo…. i cili na foli për jetën e Kushtuar duke u bazuar në
dokumentet e kishës “Vita consacrata” dhe duke u nisur nga kjo
për të shikuar Karizmat dhe Rregullat e jetës së secilës dhe
karizmat tona personale, se si ato janë të mishëruara në ne e se
si ne identifikohemi në to.
Këtë herë gëzimin tonë e kemi
shprehur edhe nëpërmjet rikrijimit të bërë të shtunën në darkë
me lojëra e këngë dhe poezi të çastit, me anë tëtë cilave kemi
përshëndetur edhe motrat që do të lënë joniuratin për t'u
përgatitur për kushtet e përjetshme.
Të dielën kemi parë edhe filmin
Ditari i Ana Frank, dhe më pas ka qenë momenti i bashkëndarjes
dhe i falënderimit ndaj Zotit dhe eprorëve për mundësinë që na
kanë dhanë për t'u takuar në këto takime formimi, sepse
ndryshueshmëria jonë e pasuron Kishën.
Motër Mimoza
titujt kryesore |