ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

AKTIVITETE TË ARQIPESHKVIT JASHTË SHQIPERISË

 

 

Imzot Angelo Massafra është ftuar që të kremtonte disa meshë gjatë trembëdhjetë ditëshit të festës së Shën Ndout në provincën e Fretërve të Lecce-s pikërisht në ato vende ku ai vetë ka punuar: më 5 qershor në Kishën e shën Katerinës nga Alesandria në Galatina; më 6 në Kishën e Shën Françeskut në Salice Salentina; më 7 në Kishën e Shën Ndout në Manduria (ku ipeshkvi jetoi për 13 vite) dhe më 8 në kishën e Trinisë së Shenjtë në Manduria.

Më 16 qershor u mbajt në Lecce (Itali) një Seminar programuar nga Klodjana Çuka, presidente e “Integra” (Shoqata për integrimin e bashkëndarjen e migrateve) - ONLUS, me temë: Fëmijë: fushatë për promovimin e minorëve në periferi të qyteteve në Shqipëri.

Takimi u mbajt në orën 10.30 tek Pallati Turrisi-Palumbo, në ambientet e Carita-it, prapa katedrales. Seminari kishte qëllim që të paraqiste Fushatën e filluar në vitin 2004 si fushatë për të ndihmuar fëmijët në periferitë e qyteteve dhe në Veriun e Shqipërisë.

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster