ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

BENEDIKTI XVI EMËROI NUNCIN APOSTOLIK NË SHQIPËRI

 

 

Ditën e shtunë me 26 korrik Salla Shtypit e Selisë së Shenjtë komunikoi emërimin e Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri në personin e Shkëlqesisë së Tij Imzot Ramiro Moliner Inglés Arqipeshkëv titullar i Sardës.    

Imzot Inglés ka lindur në Castelseras (Spanjë) më 13 mars 1941 dhe është shuguruar meshtar me 19 qershor 1965. Pas diplomimit në shkenca sociale në Universitetin Papnor Gregorian në Romë hyn në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në vitin 1973. Gjatë viteve në vazhdim ka shërbyer në përfaqësitë diplomatike papnore në Zelandë të Re, në Ekuador, në Kosta Rikë, në Brazil, në Uruguaj, në Sudan dhe në Britaninë e Madhe.

Emërohet Nunc Apostolik në Guinenë e Re me 2 janar 1993 dhe më pas me 10 prill 1997 në Guatemalë. Që nga 17 janari 2004 ishte njëkohësisht Nunc Apostolik në Etiopi dhe Xhibuti si edhe Delegat Apostolik në Somali.

Imzot Inglés njeh mirë, përveç spanjishtes, italishten, anglishten, gjuhën franceze si edhe portugalishten.

Arqidioqeza Shkodër-Pult duke i shprehur mirëseardhjen i uron edhe një shërbim sa më të frytshëm në vendin tonë.

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster