|
BENEDIKTI XVI NË PULIA – ITALI
Më 14-15 qershor
papa Benedikti XVI ka bërë vizitë baritore në krahinën e
Pugli-as: në shenjtëroren “Shën Maria di Leuca” dhe Brindisi.
Qenë të ftuar edhe ipeshkvijtë Imzot Massafra dhe Imzot
Palmieri, të cilët morën pjesë në dy kremtime.
Më 14 qershor, në
ora 17.00 ishte mesha solemne në sheshin e shenjtërores, në Shën
Maria di Leuca, ku sipas traditës, arriti edhe Shën Pjetri në
rrugën për në Romë.
Në homelinë e Tij
Papa tha: “Për të qenë peshkatarë me Krishtin duhet të jemi më
përpara të “peshkuar” prej Tij. Shën Pjetri është dëshmitar i
këtij realiteti, ashtu siç është Shën Pali, i kthyeri totalisht,
pë të cilin pas pak ditësh do të inaugurojmë dymijëvjeçarin e
lindjes”.
Më 15 qershor Papa
kremtoi meshën ne Brindisi në zonën detare Shën Apolinare ku
morën pjesë rreth 70.000 besimtarë. Pas meshës, ipeshkvijtë
patën drekën me Papën në Pallatin e sapo restauruar të
Arqipeshkvisë së Brindisit.
titujt kryesore |