|
IMZOT WARDUNI KUNDËR DËNIMIT ME VDEKJE
TË GRABITËSIT TË IMZOT RAHHO
“Ne synojmë paqen,
sigurinë dhe pajtimin e Irakut, të gjitha këto gjëra për të
cilat u konsumua jeta e Imzot Rahho dhe për të cilat ne
vazhdojmë të punojmë”. Kështu Imzot Shelmon Warduni, ipeshkëv
ndihmës i Bagdatit, e ka komentuar për agjensinë Sir dënimin me
vdekje nga ana e Autoritetit Iraken të Ahmed Ali Ahmed, lidër i
Al Kaedës, i cili qe përfshirë në grabitjen dhe në vrasjen e
arqipeshkvit të Mosulit, Imzot Paulos Faraj Rahho.
Siç dihet prelati
kaldeas qe grabitur 29 shkurtin e kaluar dhe qe gjetur i vdekur
më 13 mars. “Imzot Rahho - vazhdon Warduni - nuk do ta kishte
pranuar një dënim të tillë. Parimet e krishtera pohojnë se nuk
është e lejuar që dikush të dënohet me vdekje dhe na ftojnë për
falje, për pajtim dhe për drejtësi. Kishës irakene i intereson
paqja, siguria dhe pajtimi i vendit”.
Duke iu referuar
situatës së tanishme, Imzot Warduni thotë se ka “njëfarë
përmirësimi edhe në Mosul njerëzit thonë se gjërat janë pak më
mirë”. Shprejsojmë që kjo të zgjasë dhe Al Kaeda të mposhtet”.
Lajmi i dënimit të
Ahmed Ali Ahmed, i njohur si Abu Omar, është dhënë dje nga
zëdhënësi i qeverisë Ali al-Dabbagh. Burime ushtarake dy ditë
pas gjetjes së trupit të Imzot Rahho thanë se kanë arrestuar një
njeri të përfirë në këtë grabitje. Dënimin me vdekje e kanë
pritur me gëzim nga Ambasada americane në Bagdat. Nuk është bërë
e ditur data e ekzekutimit. (R.G.)
Nga Radio
Vatikani
titujt kryesore |