|
KAMP VEROR 2008
ORGANIZUAR NGA MOTRAT VINÇENCIANE
Prterë) nëanë
ambientit të motrave Vinçenciane (Bijave të Dashurisë së Krish
lagjen Partizani, me pjesëmarrjen e 170 fëmijëve nga mosha 5 -
14 vjeç, u organizua kampi veror 2008, tema kryesore e të cilit
ishte Medalja Mrekullibërëse.
Me qëllim motrat e
kanë zgjedhur këtë temë, sepse ky vit është viti jubilar për
mbarë familjen vinçenciane me rastin e 100 vjetorit të pranimit
nga Kisha të shoqatës së Medaljes mrekullibërëse (1909- 2009).
Ky vit jubilar është hapur më 8 korrik 2008 dhe mbyllet më 20
nëntor 2009.
Çfarë është
medalje mrekullibërëse? Një motre novice me emër Katarina
Laboure duke medituar i shfaqet Zoja e Bekuar dhe i kërkon që të
punohej një medalje sipas pamjes që kishte parë në vegim. Ky
vegim ka filluar nga 18 korriku 1830 deri me 27.11.1830 në
shtëpinë Amë të motrave Vinçenciane Rue du Bac në Paris të
Francës. Në këtë kapelë pushon trupi i saj akoma i pa kalbur dhe
në këtë kapelë çdo ditë shtegtojnë afër 4000 shtegtarë duke
kërkuar ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar nëpërmjet medaljes
Mrekullibërëse duke u lutur me lutjen “O Mari e zënë pa mëkat
lutu për ne që po të thërrasim në ndihmë”, që gjendet në anën e
pasme të medaljes. Ndërsa në anën tjetër të medaljes shkronja M
e gërshetuar në Kryq dhe dy zemra njëra me kurorë ferrash dhe
tjetra e shporuar me shpatë që simbolizojnë jetën e Marisë të
bashkuar ngushtë me atë të Jezusit dhe përreth saj dymbëdhjetë
yje që simbolizojnë dymbëdhjetë apostujt. Në vitin 1832
stampohen medaljet e para. Vetë Zoja e bekuar i kishte thënë
novices së re se “kush do ta mbajë këtë medalje me besim do të
fitojë shumë hire”. Prandaj edhe populli i dha asaj emrin
Medalja Mrekullibërëse.
Përveç temës që ka
qenë shumë interesante, kemi zhvilluar edhe aktivitete e lojëra
të ndryshme. Lumturia ka qenë shumë e madhe kur shkëlqesia e tij
Imzot Angelo Massafra na ka vizituar dhe përreth një orë ka
qëndruar mes nesh si baba dhe bari i mirë. Këtë aktivitet veror
e kemi mbyllur me një program artistik në të cilin nuk munguan
kënga, humori, lojërat e shpejtësisë, vallet popullore si edhe
një shfaqje ku paraqitej dëftimi i Marisë motër Katarina
Laboure.
Të ftuar në këtë
program kanë qenë edhe shumë prindër. Pas programit motrat
kishin përgatitur edhe koktej për të gjithë të pranishmit.
Së fundi në emër
të të gjithë fëmijëve që kanë marr pjesë në kamp falënderojmë
motrat, kandidatet si dhe animatorët nga lagja Partizani dhe
Skënderbeg që na kanë mundësuar këto momente të bukura argëtimi.
Takimin e përfunduam me shpresën se do të takohemi vitin tjetër.
Nga motrat
Vinçenciane
titujt kryesore |