ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KARDINAL PIOVANELLI NË SHKODËR

 

 

Të dielën, më 30 qershor, erdhi në Shkodër Arqipeshkvi i nderuar i Firences, Kardinal Silvano Piovanelli. I ftuar nga don Carlo Zaccaro, kardinali foli paradite në kishën e Stigmatineve për don Giulio Facibeni, themeluesin e Provanisë Hyjnore “Madoninna del Grapa” me temën: “Don Giulio Facibeni, hamall i Provanisë”, duke prezantuar edhe librin e shkruar me rastin e pesëdhjetë vjetorit të vdekjes së don Facibeni.

Në këtë konferncë morën pjesë shumë figura të mëdha të kishës sonë, mes të cilëve ipeshkvijtë Lucjan Avgustini dhe Ottavio Vitale, ndërsa Arqipeshkvi Angelo Massafra i dërgoi përshëndetjet e tij nga Lurdes, ku ishte në shtegtim së bashku me disa meshtarë, shtegtim i cili ishte caktuar qysh para se të dihej për ardhjen e kardinalit në dioqezën tonë.

Pasdite kardinali Piovanelli u takua me të rinjtë e shoqatës “I Care” të cilët ishin të panumërt dhe në ta ngjalli shumë interes fjalimi, pasi kardinali kishte qenë shok seminari i Dom Milanit, udhërrëfyesi shpirtëror i kësaj shoqate. Kardinal Piovanelli tregoi shumë kuriozitete rreth don Milanit në periudhën e seminarit, një e re për të rinjtë e grupit, të cilët kishin dëgjuar të flitej për të vetëm gjatë periudhës së shërbimit priftëror.

Krahas njohjes me të rinjtë, kardinal Piovanelli u njoh edhe me presidenten e shoqatës znj. Alida Luka. Gjithashtu iu prezantuan edhe ambientet e “I care”: bar - restoranti, i cili është i vetmi lokal social, ku të gjitha fitimet shkojnë për mensën e fëmijëve të varfër që ndodhen brenda ambjenteve tona, u njoh edhe me bibliotekën, që është e hapur për të gjithë dhe që përmban rreth 3000 libra në italisht, gjermanisht, frëngjisht, anglisht e shqip, bibliotekë që më parë i përkiste të ndjerit Tomë Sheldija. Pastaj vizitoi edhe laboratorin e kursit të rrobaqepësisë.

Pra, me pak fjalë, ardhja e kardinalit në Shkodër ishte një ngjarje me shumë rëndësi, jo vetëm për shoqatën “I care” por edhe për të gjithë ata që e njohin figurën e Dom Milanit.

Edhe pse vizita ishte e shkurtër kardinali arriti të na jepte shenjën e një respekti dhe një besimi prindëror që drejton ecjen tonë drejt një të ardhmeje që na është besuar për ta bërë më të mirë.

 

Kronisti

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster