|
KONGRES KOMBËTAR MBI BARITOREN THIRRORE
Edhe këtë vit
dioqeza e Shkodrës ka mikpritur “Kongresin e V kombëtar të
studimeve mbi baritoren thirrore”, që u zhvillua në ambientet e
Seminarit ndërdioqezan shqiptar në data 2 - 4 qershor.
Tema e këtij viti
“Thirrja e Hyjit - Përgjigjja e njeriut” i ka nxitur
pjesëmarrësit që të ballafaqohen mbi disa tematika të veçanta
si: dëshira për të formuar rëndësinë e dëgjimit; përkujdesja e
marrëdhënies mes ungjillëzuesit dhe të ungjillëzuarit; respekti
i tjetrit; kompetencat formative; etj.
Të ndihmuar nga
relatorë kompetentë në fushën psikologjike dhe antropologjike,
pjesëmarrësit kanë parë nga afër rëndësinë e të qenit me
vetveten dhe me të rinjtë, të shoqëruar dhe shoqërues, me
vetëdijen se sot është e rëndësishme që të kuptohet se
përgjigjet e vërteta, ato që vijnë nga Hyji, gjenden brenda
zemrës së njeriut.
Punimet në grupe
kanë kontribuar që të mbushet ndonjë lagunë në fushën formative.
Dëshmitë e
meshtarëve të rinj, motrave dhe të laikëve kanë ndihmuar që të
kuptohet rëndësia e të zbriturit në kontekstin konkret të jetës
shqiptare.
Kongresi është
mbyllur me një tryezë të rrumbullakët e cila, më fort se t'i
mbyllte punimet, u bë pikë nisjeje për të programuar një
periudhë “punimi” dhe “bashkëpunimi” në dëshirën për të ecur
përpara, të sigurt se Hyji është autori i thirrjes dhe se
njeriut i takon gëzimi i përgjigjes.
Motër Gelsomina
Rossi
titujt kryesore |