|
|
ORIONINËT ME FËMIJËT DHE TË RINJTË
Në
projektet e formimit për të rinjtë që i përkasin fshatrave
Bardhaj-Bardhanjor dhe Shirokë-Ana e Malit, meshtarët orioninë,
Dom Giuseppe De Guglielmo dhe Dom Rolando Reda, kanë vënë edhe
teatrin, një formë komunikimi shumë i vlerësuar dhe i ndjekur
nga të gjithë. Duke dashur të transmetojmë një mesazh të fortë
dashurie dhe besnikerie për Krishtin, shembulli i martirëve ka
qenë mendimi i parë. Nën drejtimin e regjizorit Gjovalin Stefa
është realizuar vepra “Në vorbullën e Martirit” dramatizim i
ngjarjes së 4 marsit 1946, procesi fallso kundër etërve jezuitë,
një seminaristi, disa meshtarëve, fretërve dhe të rinjve
katolikë të dënuar me pushkatim.
Angazhimi i të rinjve ka qenë shumë serioz, i vazhdueshëm dhe me
rezultat. Drama është prezantuar në teatrin e Fshatit të Paqes,
në fillim shokëve e miqve të tyre dhe më pas të deleguarve të
takimit kombetar të Legjionit të Marisë dhe më pas prindërve dhe
të afërmeve të ardhur nga Bardhaj. Edhe nga ana artistike
prezantimi ka qenë shumë i mirë dhe meqë entuziazmi ka qenë i
madh, u mendua që t’i ofroheshim edhe të tjerëve. Në Dajç Bregu
i Bunës shumë të moshuar qanin duke kujtur ato kohë. Në Lac Vau
i Dejes teatri ishte i mbushur me njerëz ndërsa më 24 Maj kjo
drame u dha në Fshatin e Paqes për të rinjtë e Dioqezës. Kudo që
kemi shkuar grupi i artisteve ka marrë vlerësimet më të mira,
por për ne e rëndesishme është së historia e martirëve
shqiptarë, për të cilët është në vazhdim procesi i Lumturimit,
është njohur nga shumë dhe dëshmia e tyre heroike e besnikerisë,
e dashurisë për Krishtin, duke falur edhe persekutuesit e tyre,
të jetë një mesazh i fortë për zemrat e të gjithëve: të rinjve,
të rriturve: të thirrur për të dëshmuar sot.
Atë
Rolando Reda
titujt kryesore |
|