|
ORIONINËT FESTOJNË
4 janë pikat
kryesore të referimit shpirtëror të Shën Luigi Orione: dashuria
për Jezusin, Papën, Shpirtat dhe SS. Maria; çdo vit kremtojmë
një ditë feste për Papën për të zgjuar, rigjallëruar dhe
transmetuar dashurinë për Krishtin, vikarit të tij në tokë,
Papës dhe ipeshkvit, bariut të dioqezës.
Kështu edhe këtu
në Shqipëri ka vite që ka filluar kjo traditë në javën e festës
së Shën Palit e Shën Pjetrit. Ky takim shënon edhe fundin e
vitit baritor, kulturor dhe formues para fillimit të
aktiviteteve verore.
Më 24 Maj në
praninë e Arqipeshkvit Imzot Angelo Massafra dhe të rreth 500
personave të vegjël e të rritur kemi kremtuar këtë feste. Tema e
trajtuar është marrë nga fjalët e Don Oriones “Të jetojmë, të
veprojmë dhe të vdesim për dashurinë tonë ndaj Papës”.
Protagonistët e
vëgjël të shkollës fillore kanë zbukuruar mbrëmjen me kercimë
dhe poezi .
Pastaj të rinjtë e
shkollës profesionale kanë marrë diplomat e tyre ndërsa grupi
artistik i tyre u prezantua me humor, drama, valle popullore të
shoqeruara me mesazhin dhe fjalët e Shenjtit Luigi Orione për
Papën.
Në fund
Arqipeshkvi ka mbyllur festen me përshëndetjen e tij ku ka ftuar
të pranishmit të jetojnë në paqe, të ikin nga urrejtja, dhuna
dhe hakmarrja, të cilat shkaktojnë shumë vuajtje dhe frike në
fshat.
Vetëm në paqe, në
bashkim dhe në falje mund të ndërtohet një shoqeri e re që jeton
e qetë në respekt e dashuri. Bekimi e tij zbriti në zemrat e të
gjithëve duke hequr çdo hidhërim.
Me datë 27 kjo
festë është kremtuar edhe në Oblikë. Një grup i të rinjve nga
Bardhaj ka marrë pjese në festën në Oblikë si shkembim miqësor i
aktiviteteve: është një shenjë e madhe shprese për të gjithë.
Dom Giuseppe
dhe Dom Rolando
titujt kryesore |