ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

10 VJETORI I MESHTARISË I DOM ALESSANDRO MAYER

 

 

 

Me datën 16 qershor 2009,  famullia e “Shën Rrokut”, në Rranxa-Bushat (Shkodër) është mbledhur rreth famullitarit të vet, Dom Alessandro Mayer, për ta falënderuar Hyjin për 10 vitet e shërbesës së tij meshtarake, gjashtë prej të cilave në Shqipëri, si zv.Rektor i Seminarit Ndërdioqezan në Shkodër e të tjerat si famullitar në Rranza..

Kremtimet jubilare kanë filluar më 10 qershor me praninë në Rranxa të Dom Gjovalin Sukës, Administrator-Famulliar i Katedrales së Shkodrës, i cili ka folur për tri ditë mbi figurën e Meshtarit. Më 14 qershor, pasdite,  është zhvilluar një përgim thirror i udhëhequr nga Dom Gjovalin Simoni dhe nga grupi thirror i dioqezës, në të cilin diakoni Dom Gert Gjoni bëri një dëshmi.

Më 16, pasdite, Imzot Angelo Massafra ka kremtuar në Kishën e Shën Rrokut Meshën e shenjtë, në të cilë morën pjesë besimtarët e fshatrave të famullisë, sidomos të rinjtë. Ishte i pranishëm edhe Ipeshkvi i Orias (Itali) Imzot Michele Castoro dhe disa meshtarë të kësaj dioqeze. Ishin të pranishëm edhe meshtarë nga Arqidioqeza e Shkodrës dhe disa rregulltarë.

Pas kremtimit, në sheshin e kishës së re të Rranxave, u bë një festë e madhe e organizuar nga të rinjtë e famullisë së bashku me Motrat e Familjes së Shenjtë.  Përmes përgatitjes së këngëve, kërcimeve e dramatizimeve, ë rinjë tanë kanë mësuar ta vlerësojnë frymën e mirënjohjes ndaj meshtarit, i cili çdo ditë e ofron krejt jetën e vet për njerëzit që i janë besuar.

Urimi është që  shumë të rinj, duke e ndjer thirrjen e Hyjit, të mund të përgjigjen “Ja ku jam”, e t’ ia dhurojnë Atij krejt jetën e tyre duke e vënë në shërbim të vëllezërve si meshtarë.

Dom Fernando Dellomonaco

 

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster