|
|
Me datën 16 qershor 2009 në orën 19.00, u kremtua
në Kishën Françeskane “Zoja Nunciatë”, Lezhë 25 vjetori i
meshtarisë së Fra Flavio Cavallinit. Merrnin pjesë një numër i
madh besimtarësh. Nderonin me pjesmarrjen e tyre dhe Shkëlqësia
e tij Imzot Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës,
Zëvëndës Provinciali i Urdhërit Françeskan Fra Leonardo Deja,
shumë meshtarë të ardhur nga të gjitha Dioqezat e Shqipërisë, si
dhe e ëma, zonja Mariza Cavallini.
Meshën Shenjte e drejtoi vet Fra Flavio, e cila u
këndua nga “Kori Mix” i motrave me soliste zonjen Florinda Gjoni
e shoqëruar në organo nga znj. Flora Sokoli. Në homilinë e tij
fra Flavio kujton me emocione ditën e shugurimit meshtarak në
Verona (Itali) para 25 vjetësh nga Shkëlqesia e tij Imzot
Settimio Ferrazzati, Françeskan, Ipeshkëv i Bisaut. “Duke
përkujtuar Krishtin në larjen e këmbëve apostujve në javën e
madhe tha ndër të tjera oratori, edhe unë do të jemi shërbëtor i
devotshëm i Krishtit, do të jem i përvuajtur, i palodhur para
besimtarëve në dhënien e sakramenteve të fesë”. Pastaj pas
mbarimit të homelisë Shkelqësia e tij Imzot Ottavio i dha Fra
Flavios bekimin duke përkujtuar ditën e 25 vjetorit meshtarak.
Pastaj filluan përshendetjet. I pari e mori
fjalën Imzot Vitale. Ndër të tjera ai tha: “Fra Flavio
Cavallini i ka dhënë një kontribut të çmuar Dioqezës së Lezhës.
Edhe unë si Ipeshkëv kam pasur një ndihmë të madhe prej këtij
meshtari. Në përshëndetjen e tij Zëvëndës Provinciali i Urdhërit
Françeskan të Shqipërisë Fra Leonardo Deja tregoi ditët e para
të ardhjes së tij nga Polonia në vitin 1997. “Si Provincial,
vazhdoi ai, kam gjetur Fra Flavio Cavallinin. Atë kohë ai ishte
i nxënë me rikonstruksionet ose ndërtimet e Kishave françeskane
ndër Dioqezat e ndryshme të Shqipërisë, me paisjen e tyre me
bazë materiale, me kujdesin për fretrit e moshuar, me novicët,
por ai prapë se prapë e gjente rastin që të bisedonte me ne. Unë
e njoh si meshtar punëtor, të gjithanshëm dhe i papritueshëm.
Unë kam mësuar shumë prej Fra Flavios”. Përshëndeti edhe
kryetari i një vatre në lagjen “Nënë Tereza” në Kodërmarlekaj,
z. Agim Ibraj, i cili përmendi rëndësinë e ngritjes të Vatrave
nga Fra Flavio dhe rolin shpirtnorë të tyre.
Pas Meshës në oborrin e Kishës, trupa artistike
“Bijt e Sh'Françeskut të Assizit” i bënë një surprizë të
këndëshme Fra Flavios dhe të pranishmve duke ardhur nga Shkodra
dhe duke dhënë enkas një program të pasur artistik. Pastaj u
shtrua një banket i sponsorizuar nga antarët e Vatrave. Gjatë
banketit ma e bukura e të bukurave ishte se në murin e Kuvendit
u shfaq pa za një diafilm mbi një pjesë të jetës të Fra Flavios
në Dioqezat ku ka sherbyer.
Franc Radoja
titujt kryesore |
|