ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

AKTIVITETET E ARQIPESHKVIT JASHTË SHQIPËRISË

 

 

 

Arqipeshkvi ynë, Imzot Angelo Massafra ka patur  këto angazhime:

Më 1 korrik ka qenë në Taranto në kuvendin Françeskan kushtuar shën Pasquales për të kremtuar Meshën në rastin e 30 vjetorit të meshtarisë së F. Tonino Nisi. Ishin të pranishëm F. Tommaso Leopizzi, Ministër Provincial dhe F. Ettore Marangi, Zvendes Provincial dhe shumë besimtarë.

Më 2 korrik Arqipeshkvi kremtoi Meshën në San Marzano di San Giuseppe, në fshatin e lindjes, në shenjtërorën “Zoja e Hirëve”, një kishë nën tokë. Nderohet një Ikonë bizantine e Zojës, e bërë nga murgjiet bazilianë, të ardhur nga Lindja.

Për festën e Zojës ishin të panishëm, Rektori i shenjtërorës don Cosimo Monopoli dhe qindra besimtarë nga San Marzano si edhe nga qytezat e tjera përreth. Më pass ka pasur një procesion me truporen e Zojës.  

Imzot Massafra shkoi në qytetin e L'Aquilës për të takuar Arqipeshkvin Imzot Giuseppe Molinari, për të shprehur solidaritetin e vet dhe të Arqidioqezës për termetin e pësuar duke dorëzuar 2.000,00 euro, të mbledhur në dioqezën tonë. Imzot Molinari tregoi se për mirekulli shpëtoi jetën; falënderoi arqipeshkvin tonë, meshtarët dhe besimtarët për lutjet dhe për solidaritetin.

Në fund, Arqipeshkvi i bëri një surprizë Dom Antonio Sciarrës duke shkuar në Avezzano. Imzot Massafra i ka shprehur Dom Antonios se jemi lutur shumë për të dhe do të vazhdojmë.

Dom Antonio, i kënaqur për vizitën e tillë, pa pritur, ka falënderuar dhe ka kërkuar edhe lutjet. Imzot Massafra e siguroi  për lutjet dhe e bekoi. 

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster