ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

EMIGRANTËT NË CUNEO

 

 

 

Me ftesë të shoqërive vullnetare Millanolo dhe “Con Te” të Saviglianos të provincës së Cuneos dhe të shoqërive të tjera kemi zhvilluar një aktivitet të larmishëm në zonë. Me këtë rast është ftuar kori “Rozafa Expresion” nga Shkodra që u shoqëruar nga Dom Nikolin Toma, Vikari i Përgjithshëm i Arqipeshkëvisë Shkodër-Pult. Kori “Rozafa Expression” mori pjesë në “Rassegna Internazionale di canto corale” që zhvillohet çdo vit në qytetin e Saviglianos.

Pjesëmarrja jonë në këtë festival kishte një domethënie të dyfishtë, duke qenë se donte të lartësonte praninë e shumë emigrantëve që gjinden në këtë zonë, e që vetëm nga Shkodra arrijnë deri në 600 veta vetëm në qytetin e Saviglianos.

Duke i dhënë një rëndësi të veçantë pranisë së emigrantëve shqiptarë dhe korit të ardhur nga Shqipëria, u zhvilluan shumë aktivitete.

Qëndruan gjatë datave 11-16 qershor 2009, me një ngarkesë aktivitetesh që në të katërt anët e provincës tashmë ishin bërë të njohura. Pjesëmarrja jonë në tre netët e festivalit bëri që rrethi ynë të zgjerohej duke bërë lidhje të reja me grupet e ndryshme. Paraqitja dinjitoze e korit “Rozafa Expression” bëri që të shihet ana tjetër e medaljes dhe e ndyshimit të opinionit ndaj shqiptarëve. Mbydhja e festivalit kishte të veçantë faktin se të gjitha koret duhej të merrnin pjesë në Meshën e së dielës, gjatë së cilës secili kor kishte një pjesë për të kënduar. Neve si shqiptarë në këtë Meshë mbydhëse na u bë një privilegj duke qenë se kremtuesi që e kryesonte atë ishte Dom Nikolini dhe kori ynë ishte në qendër. Pas meshës na priti kryetari i bashkisë së Saviglianos, i cili i falënderoi të gjitha koret për pjesëmarrjene tyre dhe u dhuroi shenjën simbolike të qytetit.

Me datën 14 qershor ishte Mesha në nder të Shna Ndout në gjuhën shqipe dhe ishin aty të pranishëm një grup i madh emigrantësh. Meshën si gjithmonë e kremtoi Dom Nikolini dhe këngët i animoi kori i ardhur nga Shkodra, të cilët krijuan një klimë të veçantë në këtë liturgji.

Festa do të vazhdonte të hënën me datën 15 qershor në orën 21. 00 në sallën e madhe të Ajes në qendër të Saviglianos. I ishte kushtuar miqësisë Shqipëri-Itali, ku kori “Rozafa Expression” do të këndonte përsëri në shqip për emigrantët e pranishëm. Aty na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe kryetari i bashkisë dhe shumë autoritetet të tjera vendore.

Gjatë kësaj nate u shfaq një pjesë me filmime nga Shqipëria dhe u këndua drejt për së drejti në shqip. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aktivitet e kalonte numrin e 700 vetave dhe festa kishte klimën e një familjeje të madhe të mbledhur së bashku.

Vlen të falënderojmë shoqatat e shumta vullnetare të cilat kontribuan që festa të shkonte sa më mirë. Shpresojmë që kontributi ynë do të shërbejë si urë lidhëse për dy kombet tona.

Dom Nikolin Toma

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster