ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

GRUPI I THIRRJEVE “EJANI E SHIHNI” NË HOT

 

 

 

Pas mbarimit të takimeve thirrore “Ejani e shihni” që u zhvilluan në Seminarin ndërdioqezan çdo të shtunë të tretë të muajit dhe pas mbarimit të vitit shkollor, përgjegjësi i këtyre takimeve Dom Gjovalin Simoni organizoi si çdo vit një kamp veror thirror që këtë herë u zhvillua në Hot. Në këtë kamp ishin të pranishëm 14 djem të famullive të ndryshme. Kampi u zhvillua nga data 6-10 korrik 2009.

Ndryshe nga vitet e tjera, takimet u udhëhoqën nga tre personazhe të mëdhenj të Besëlidhjes së Vjetër: Abrahami, Jeremia dhe Isaia. Takimet synonin tek ne të rinjtë që të përcillnin mesazhe konkrete për thirrjen dhe jetën tonë. Në figurën e Abrahamit kemi parë njeriun e besimit dhe të bindjes. Në figurën e Jeremisë kemi parë se Zoti na ka menduar dhe na ka thirrur që prej amshimit. Kurse tek thirrja e Isaisë na shfaqet dashuria intime e Zotit dhe njeriut dhe se ne jemi të çmueshëm në sytë e Zotit (Is 43). Në mëngjes fillonim me lutje dhe më pas vijonte takimi me Fjalën e Zotit e shpjeguar nga Dom Gjovalini dhe fill pas kishim mundësi të meditonim në vetmi. Në përfundim mblidheshim e bashkëndanim atë që kishim medituar. Pasdite kishim mundësinë të shoqëroheshim me leximin e jetëve të shenjtërve, si Martiret e Kompienjes, shën Gjon Maria Vianney etj. Pas këtij momenti kishim kohë të lirë për sport dhe argëtim. Në fund dita mbyllej me meshën e shenjtë ku Jezusi na ofron krejt vetveten.

Gjatë kampit kemi pasur fatin e mirë që të na vizitonte edhe Sh.T. Imzot Angelo Massafra i cili kremtoi Meshën e shenjtë dhe më pas zhvilloi edhe një takim shumë miqësor dhe të përzemërt duke na dëgjuar dhe duke na lënë porositë e tija prej një Bariu.

Përvoja e këtyre takimeve na ka bërë të kuptojmë se kur Zoti na thërret është besnik në atë që bën, madje na jep sigurinë se Ai është me ne. Prandaj të mos kemi frikë për t'ia hapur zemrën tonë Krishtit që aq fort na do sa që na thotë “ju jeni miqtë e mi”

 Gacalini, Emanueli e Kristiani . Bashkësia thirrore –Shkodër

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster