|
|
Në të kremten e Rrëshajve, famullia e Shën
Nikollit në Vau-Dejës, ka gëzuar edhe në festën e Krezmimeve të
65 të rinjve e të rejave të kësaj famullie. Në këtë kremtim
solemn të udhëhequr nga Ipeshkvi i vendit Imzot Lucjan
Avgustini, në bashkëkremtim me famullitarin Dom Simon Kulli,
sikurse apostujt ishin të bashkuar në pritje për marrjen e
Shpirtit Shenjt, ashtu edhe besimtarët e kësaj famullie ishin të
bashkuar në Katedralen e Lumja Nënë Tereza për të kremten e
Rrëshajave, duke u lutur për ndikimin e Shpirtit Shenjt në
zemrat dhe mendjet e secilit, kryesisht për të rinjtë që morën
sakramentin e Krezmimit.
Gjatë homelisë së rastit Imzot Lucjani kujtoi
rëndësinë e ditës së Rrëshajëve, por edhe rëndësinë e
sakramentit të Krezmimit, që është i themeluar prej vetë
Krishtit. “Me pranimin e Shpirtit Shenjt, tha ipeshkvi, hyjmë në
plotësinë e misterit të Krishtit, në bashkësinë e Kishës.” Duke
përfunduar Imzot Lucjani uroi të gjithë kandidatët për Krezmim
që t'i forcojë Shpirti Shenjt me dhantitë e veta që të munden
gjithmonë të jen dëshmitarë të Krishtit Zot.
titujt kryesore |
|