ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

MOS E FIKNI DASHURINË, NDIZENI SHPRESËN

 

 

 

Është ky titulli që Ambasadorët e Paqes i kanë dhënë ditës së Manifestimit të tyre, organizuar  në Ishullin e Paqes në Koman. Në mesin e të rinjve Ambasadorë të Paqes, që tashmë nëpërmjet veprimtarisë së tyre kanë bërë jehonë për të mirën e Paqes, ishin të pranishëm Ipeshkvi i Sapës, Imzot Lucjan Avgustini, Drejtori i Caritas-it Shqiptar, z. Albert Nikolla, Drejtori i Caritas-it të Caltanisetas si dhe Myftiniu i Rrethit të Lezhës, një dëshmi kjo që tregon frymën e bashkëpunimit mes palëve pa dallim feje, krahine apo ideje.

Ky manifestim, mbi të gjitha i është kushtuar  të gjithë të rinjve që kohët e fundit gjenden të zhytur në një shoqëri që është vazhdimisht në lëvizje dhe që na vendos përballë një sfide të re, përballë propozimeve të reja si veset e duhanit, alkoolit e drogës, të cilat na largojnë nga vlerat e vërteta që ka jeta jonë. Janë këto probleme që fikin ngjyrat e jetës sonë.

Të gjithë që ishin të pranishëm në Ishullin e Paqes nëpërmjet ndërtimit edhe të një Ylberi, kërkuan t'i japin ngjyrat e jetës së secilit, duke bërë kështu që së bashku me një shpirt bashkëpunimi dhe bashkëndarjeje të angazhohemi dhe të vendosemi ditë për ditë për një zhvillim të drejtë të shoqërisë sonë. Të 7 ngjyrat e Ylberit që u hapën një nga një nga Ambasadorët e Paqes, korrespondojnë me vlerat që kemi zgjedhur të mbjellim në tokën tonë si: BESIMI, PËRGJEGJËSIA, LEGALITETI, EMPATIA (aftësia për të bashkëndarë me tjetrin), ANGAZHIMI, RESPEKTI dhe THJESHTËSIA.

 

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster