|
Më 20 qershor 2009 përfundoi në paqe shtegtimin e
saj tokësor e dashura Doktoreshë Terezina Suma.
Qytetarët e Shkodrës e kujtojnë me respekt të
paharruar veprën e saj shëndetësore në Spitalin Civil, ku ajo me
profesionalitet dhe kompetencë, me delikatesë dhe përkushtim të
veçantë ndaj atyre që ishin në nevojë bashkoi gjithmonë shpirtin
e krishterë duke u bërë e kujdesshme në lehtësimin e vuajtjeve
njerëzore.
Në vitin 1991 Dr. Suma, e zgjeroi shërbimin e saj
mjekësor, duke shkuar në mënyrë vullnetare në ambulanca të
fshatrave ku kishin rikthyer praninë e tyre motrat stigmatine:
Dajç i B. Bunës, Pistull, Grudë e Re etj.
E përpiktë, e gatshme dhe e palodhshme i vinte në
ndihmë çdo kërkese të të sëmurëve, e në veçanti më të varfërve
të fshatrave.
Në emër të respektit dhe miqësisë që na lidh me
Dr. Terezina Suma, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë edhe
në emër të të gjithë atyre që kanë pasur përmirësime prej
shërbimit bujar të saj mjekësor.
“O Zot shpërbleje me Çmimin e jetës së pasosur
në mbretërinë e Paqes dhe të gëzimit”.
Motrat Stigmatine
titujt kryesore |