ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

RECITAL MBI SHËN PALIN

 

 

 

Me rastin e vitit paulin, ne, Eterit Orioninë, kishim dëshirë të bënim diçka të veçantë, me qëllim që ta bënim më të njohur jetën dhe veprën e këtij apostulli të madh. Dom Dorjan Mjeshtri, më i riu i bashkësisë, ka propozuar një recital shumë të bukur të cilin ai e njihte: “Pali, apostulli i popujve”. Qysh për Krishtlindje, pasi kemi pasur në duar tekstin, kemi filluar ta shohim se si ta realizojmë. Vetëm ishte e pamundur: aktorët, këngët, kërcimet, koreografia, kori, kostumet, skena, fonia, etj., një seri vështirësish teknike dhe artistike të cilat na kanë shtyrë të kërkojmë bashkëpunëtorë. Të rinjtë që u angazhuan në të ishin 80, nga Bardhajt, Oblika, Oboti dhe të tjerë nga Shkodra.

Patëm shumë ndihmë: për anën artistike Motër Luiza Milani, e kongregatës Bijat e Dashurisë Hyjnore, Motër Luljeta Kransniqi, vinçenciane; për këngët e solistëve Motër Elisa Gervasi e motrave kapuçine; për përgatitjen e skenave, Motër Erminia e Oblateve të Zojës së Pompeit, kostumet e aktorëve të baletit të Bardhajve, u përgatitën nga zonjat e kursit të rrobaqepësisë në Oblikë.

Të gjithë u prekën nga entuziazmi i të rinjve dhe secili ka dhënë maksimumin në përgatitjen e spektaklit. Recitali u shfaq më 30 maj tek Fshati i Paqes për të rinjtë që ndjekin kursin e formimit me Dom Gjovalin Simonin, e pastaj më 18 Qershor në teatrin Migjeni në Shkodër.

Spektakli u ka pëlqyer të gjithëve dhe u regjistrua e transmetua nga TV Rozafa më 27 qershor. Si ia kanë arritur këta të rinj, ku shumica e të cilëve nuk kishin hyrë kurrë më parë në teatër? Durimi dhe përkushtimi i Dom Dorianit si koordinator dhe regjisor, dhe përfshirja e hareshme e të gjithëve ka bërë të mundur këtë që ne e quajmë “Mrekulli”.

Imzot Angelo Massafra, i pranishëm edhe ai në të dyja shfaqjet, kur e ka marrë vesh se çfarë po përgatitej, e ka nxitur edhe më shumë, bekuar dhe lavdëruar këtë iniciativë, duke e paraqitur si shembull bashkëpunimi dhe angazhimi për të mirën e të gjithë dioqezës, një mënyrë e re për të ungjillëzuar.

 “Insaturare omnia in Christo”(Ef 1,10) (“Të ripërtërihet gjithçka në Krishtin” është motoja dhe qëllimi që themeluesi ynë i ka vënë kongregatës, mbi gjurmët e mësimin e shën Palit.

Ky është mesazhi që të rinjtë tanë na kanë dhënë, në mënyrë që të njihet dhe të duhet gjithnjë e më shumë Jezusi, të cilin ai e ka shpallur kudo.

Festa ka vazhduar me 25 dhe 26 qershor në Bardhaj dhe Oblikë, me spektakle ne nder të Papës Benedikti XVI.

 

 Dom Giuseppe, Dom Rolando e Dom Dorian

  titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster