|
Me datën 25 korrik 2009 u shuguruan në dioqezën e
Tivarit edhe dy meshtarë të tjerë. Ata janë Dom Gabriel
Grabanica dhe Dom Palush Gjinaj. Kremtimi u kryesuar nga Sh. T.
Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv i dioqezës së Tivarit dhe u
zhvillua në Kishën e Shën Markut në Shtoj të Malit të Zi. Në
këtë kremtim ishin shumë të pranishëm. Shumë meshtarë kishin
ardhur jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga Shqipëria dhe
Kosova. Gjithashtu mbushnin Kishën edhe shumë besimtarë të
ardhur enkas për këtë ditë gëzimi, mes të cilëve edhe familjarët
e dy meshtarëve të rinj të cilët janë nga Kosova.
E gjithë bashkësia gëzonte në këtë ditë të
rëndësishme për ta dhe për mbarë Kishën e Hyjit – gjë që e
përmendi edhe Arqipeshkvi në homelinë e tij – dhe i uruan
meshtarëve të rinj shërbim të shenjtë e të hareshëm ndaj Hyjit
dhe vreshtit të Tij.
Dom Dritan
Ndoci
titujt kryesore |