|
Me datën 21 qershor 2009, Bashkësia e Etërve
Vinçencianë pati një gëzim të madh. Në këtë datë u shugurua
diakon një prej bijve të vet seminaristi Gjergj Ndreka. Ky është
shugurimi i parë diakonal i një vinçenciani shqiptar, qysh pas
rënies së diktaturës komuniste.
Shugurimi u bë në Katedralen e bukur të
Rrëshenit, nga duart e bariut të kësaj dioqeze, Sh. T. Imzot
Cristoforo Palmieri. Të pranishëm ishin edhe meshtarë të tjerë –
veçanërisht etërit e familjes vinçenciane që është në Shqipëri –
si edhe shumë besimtarë të ardhur nga zona të ndryshme.
Kisha gëzon sa herë që në mesin e saj dalin
persona bujarë, që ia hapin zemrën Hyjit dhe shërbimit të
vëllezërve. Nuk ka shumë rëndësi forma e jetës që Hyji i thërret
që ta aktualizojnë këtë, por ka rëndësi që kësaj thirrjeje i
përgjigjen pa rezerva dhe me hare.
Shugurimi diakonal padyshim që është një shprehje
e qartë e kësaj përgjigjeje, e prandaj ne mësojmë nga Dom
Gjergji dhe gëzojmë së bashku me të.
titujt kryesore |