|
|
Bashkësia e krishterë e Tamarës – Kelmend ka qenë
në festë për bekimin e Kishës së Shën Ndout të Padovës që u bë
më 20 qershor 2009, në orën 11.00.
Mesha dhe liturgjia e bekimit u kremtua nga Imzot
Angelo Massafra, në praninë e famullitarit, Atë Sergio Gazzea,
frat françeskan, të fretërve tjerë, të meshtarëve dioqezanë dhe
Rregulltarë, të motrave Françeskane misionare të Susës, të cilat
bashkëpunojnë me famullitarin në Kelmend, të Motrave të tjera
dhe të besimtarëve të shumtë.
Atë Sergio me këmbëngulje është angazhuar për të
restauruar kishën e rregulluar nga Atë Livio Sorsoli, famullitar
françeskan i mëparshëm, dhe pë të ndërtuar një sallë
polivalente, e cila u bekua atë ditë.
Si Imzot Massafra, si Atë Sergio falënderuan ata
që kanë kontribuar për Kishën dhe për Sallën: Selinë e Shenjtë,
Ministrin Provincial, Fretërit, bamirësit nga Italia dhe
besimtarët nga vendi dhe nga mërgimi.
Kronisti
titujt kryesore |
|