ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

VIT JUBILAR PËR SALVATORIANËT

 

 

 

16 qershori 2009, ishte një ditë e shënuar për familjen Salvatoriane, sepse u bë mbyllja e vitit jubilar e p. Françeskut Maria e Kryqit Jordan, themelues i kësaj familjeje.

Viti 2008 – 2009 iu dedikua këtij njeriu kaq të madh, sepse në këtë vit kanë koinciduar tre data shumë të rëndësishme të jetës së tij: 16 qershori - 160 vjetori i lindjes, 21 korriku - 130 vjetori i shugurimit të tij meshtarak dhe 8 shtatori - 90 vjetori i vdekjes. Prandaj edhe ne këtu në Shqipëri e kemi përjetuar në mënyrë më të thellë këtë jubile, duke shikuar më shumë pëshpirtërinë e veprimtarinë e këtij njeriu kaq të thjeshtë.  Me rastin e mbylljes së këtij viti, në famullinë e Rragamit u bashkuan të gjitha bashkësitë salvatoriane të vëllezërve e të motrave. Në këtë ditë u kremtua Mesha solemne nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, famullitari i kësaj famullie d. Huani si dhe vëllezërit e shoqërisë Salvatoriane. Pjesëmarrja e besimtarëve ishte shumë e madhe. Pas Meshe, tek shtëpia e motrave u bë edhe një program me këngë valle e poezi, përgatitur nga motrat e bashkësisë së Rragamit me të rinjtë e fëmijët e kësaj famullie. Pastaj u shtrua edhe dreka vëllazërore.

Motrat Salvatoriane

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster