|
FJALIMI
I ARQIPESHKVIT
Në fillim të
Meshës Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i
Shkodër-Pult, tha këto fjalë:
“Vellezër dhe motra kremtojmë këtë meshë e shenjtë për
shpirtin e Imzot Zef Simonit.
Falënderoj
për praninë:
1-Imzot
Romero Ingles, Nunc apostolik
2-Të gjithë
Ipeshkvinjtë, Imzot Hil Kabashi, Imzot Zef Gashi, Imzot Dodë
Gjergj, Imzot Ottavio Vitale, Imzot Gjergj Grendo dhe Imzot
Lucjan Avgustini, te cilën edhe e falënderoj sepse pranoi për të
bërë pretkun në rast të dhimbshëm. Falënderoj Imzot Rrok
Mirditën dhe Imzot Cristoforo Palmierin, të cilët, duke qenë
jashtë Shqipërisë,janë shpirtërisht të pranishëm.
3-Falënderoj
të gjithë meshtarët dhe Rregulltarët e Rregulltaret, në veçanti
Don Gjovalin Sukaj dhe motrat Bijat e dashurisë Hyjnore dhe
Vinçenciane.
4-Falënderoj
Atë Nikollin e Kishës Ortodokse
5-Falënderoj
z. Feiz Zaganjori që përfaqëson Bashkësinë myslimane.
6-Falënderoj
Zotin Kryeministër, dot. Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit,
Zonja Jozefina Topallin.
7-Falënderoj
të gjithë Autoritet Civile Vendore dhe Politike
8-Falënderoj
të gjithë juve, besimtarë te dashur. Në veçanti falenderoj ata
dhe ato që kanë ndihmuar Imzot Zefin dhe familjen e tij gjatë
viteve të burgut dhe në këto vite të pleqërisë.
Imzot Zefi
ka qenë jo vetëm meshtar ose ipeshkëv i mirë, por Ai ishte një
njeri i kulturës dhe i dashurisë për letërsinë. Me vdekjen e tij
humbim fizikisht një dëshmitar jo vetëm të Krishtit por edhe të
lirisë dhe të dashurisë ndaj Atdheut.
Imzot Zef ka
qenë në burg plot 12 vite, por Ai përfaqëson ata Martirë që para
pushkatimit kanë bërtitur: Rroftë Krishtin Mbret, Rroftë Papa,
Rroftë Shqipëra…
Faleminderit
Imzot Zef për këtë shembull, sepse ke dashur Krishtin, Kishën
Katolike dhe Atdheun, sipas binomit që Ju shpesh herë keni
përmendur: Për Fe dhe Atdhe.
E ndërsa ne
sot jemi duke lutur Atin për Ty, jam i bindur se edhe Ti do të
lutesh për ne të gjithë, për Motrën tënde Çiljetën dhe Vëllain
Don Gjergjn; jam i bindur se do të lutesh për Kishën tonë për të
cilën shkrive krejt jetën pa u kursyer, si dhe për Shkodrën që e
ke dashur si nusen më të bukur e fisnike në botë. Por Ti, jam i
bindur, se do të lutesh për krejt Kombin tonë. Dhe lutja jote do
t'i lartësohet Trinisë së Shenjtë në bashkim me Martirët që
dhanë jetën për Krishtin dhe Shqipërinë si dhe me të Lumen Nënë
Terezën, bijën e dashur shqiptare.
Pushofsh në
paqe!“.
titujt kryesore |