|
IMZOT
NEVIANI GABRIELE O.F.M.
100 VJETORI I
VDEKJES (1 MARS 1909)
Imzot Neviani
Gabriele [Luigi] o.f.m. lindi në Modena më 6 qershor 1840. U
shugurua meshtar më 28.12.1862 dhe, më pas, u nis për Romë, në
kuvendin e Shën Pjetrit në Montorio që të përgatitej për jetën
misionare (1856-1866). U diplomua shkëlqyeshëm në “Propaganda
Fide”. Pastaj, si tokë për angazhimin e tij, iu këshillua
Shqipëria që, në atë kohë, bënte pjesë në Perandorinë Otomane.
Më 23 janar
1887 u bë Epror i të gjithë misionit të Kastratit dhe Pro
Prefekt. Më 10 janar 1893 u emërua Ipeshkëv i Sapës dhe u
shugurua në Romë më 1 shkurt të po atij viti.
Në vitin 1898
disa keqbërës, për arsye politike, u përpoqën ta sekuestronin.
Në vitin 1899 iu desh të hiqte dorë prej Dioqezës së vet të
dashur, përsëri për arsye shëndeti dhe e la përfundimisht
Shqipërinë pas plot 35 vjetësh jete misionare. Vdiq shenjtërisht
më 1 mars 1909 në kuvendin e San Cataldo-s dhe u varros në
varrezat e qytetit ku gjendet ende edhe sot.
titujt kryesore |