|
KALOI
NË AMSHIM MOTËR GJORGJIA BULGARECI STIGMATINE
Motër Gjorgjia
Bulgareci lindi në Korçë me 23. 4. 1923. Në vitet e para të
jetes i vdesin prindërit, dhe së bashku me motrën Dhorka rritet
tek nëndaja e tyre.
Rrjedh nga një
familje ortodokse dhe për këtë arsye gjithmonë është në lutje
për bashkimin e të krishtërve.
Hyri në
kongregatën e motrave stigmatine në moshën 19 vjeçare.
Ka sprovuar
vështirësi dhe vuajtje në burg pothuajse pesë vite ku ka pasur
shoqe pune gra ortodokse e myslimane.
Doli prej
burgut në vitin 1954 e pastaj u strehua tek motra e saj në
Durrës dhe shërbeu me përkushtim në Kishën e Shën Antonit në
Tiranë.
Gjatë burgimit
të fretërve shpesh herë ka vizituar Atë Donat Kurtin e Atë Zef
Pllumbin për të cilët hoqi edhe bukën e gojës.
Motër Gjorgjina
e rigjeti gëzimin e saj kur në vitin 1992 takoi stigmatinet e
para që erdhën nga Italia, pas regjimit komunist.
Erdhi në
kuvendin e stigmatineve në Shkoder në vitin 1998, duke
eksperimentuar lumturinë françeskane e të jetuarit së bashku.
Pranoi me
kthjelltësi vuajtjet e një sëmundjeje të gjatë duke i bashkuar
me mundimet e Krishtit në dobi të Kishës së gjithmbarshme, por
në mënyrë të veçantë për Kishën Shqiptare.
Motër Gjogjina
u nda nga kjo jetë me 21 mars 2009 në kuvendin stigmatin në
Shkodër.
Motër Gjorgjina,
lutu për nipat tu që të kanë dashur aq shumë: Gjanin, Vangjushin,
Paulinën, Liljanën, Afërditën e për të gjithë stërnipat e tu.
Lute Zotin edhe
për Istitutin që të ketë thirrje të shenjta.
Motrat Stigmatine
titujt kryesore |