|
NDËRROI
JETË IMZOT ZEF SIMONI
DITËN
E SHTUNË MË 21 SHKURT 2009
Imzot Zef
Simoni, lindi në Shkodër më 1 dhjetor 1928 nga prindrit katolikë
Kolë e Gjyste Simoni dhe ishte vëllai i Dom Gjergj Simonit dhe i
Çiljetës.
Shkollën
fillore e kreu në Shkodër dhe liceun në “Illiricum”. Arsimin e
lartë e kreu në Tiranë në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më
pas u emërua arsimtar në qytetin e Shkodrës.
I thirrur prej
Zotit në rrugën e meshtarisë, pasi kreu studimet e filozofisë
dhe të teologjisë pranë Arqipeshkvisë Shkodër, më 9 shkurt
shugurohet meshtar në fshehetësi nga Imzot Ernesto M. Çoba. U
arrestua në vitin 1976 dhe u dënua me 15 vjet burgim nga ku u
lirua në vitin 1988 mbas 12 viteve burgim.
Në vitin 1991
emërohet nga Papa Gjon Pali II Famullitar i Shkodrës dhe në
vitin 1992 emërohet Vikar i Përgjithshëm i Shkodrës.
Më 25 prill
1993 shugurohet ipeshkëv nga Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II
në Katedralen e Shkodrës.
Imzot Zef
Simoni, ishte prelat dhe njeri i kulturës. Këtë e tregon
angazhimi i tij në shërbimet fetare në dëshirën që kishte për
Zotin dhe njerëzit si dhe shkrimet që ka lënë plot 16 libra.
Programi i
ceremonisë së varrimit të Imzot Zef Simonit:
· Ditën e
shtunë, dt. 21 shkurt, priten vizita tek Kuvendi i Bijave të
Dashurisë Hyjnore.
· Ditën e dielë,
dt. 22 shkurt, ora 09:00, nisja me procesin nga shtëpia e të
Ndierit Imzot Zef Simonit në drejtim të Kishës Katedrale dhe
trupi do të vendoset tek Salla “Kardinal Mikel Koliqi” ku mund
të bëhen lutje dhe homazhe pranë trupit të tij.
· Ditën e hënë,
dt. 23 shkurt, në orën 08:00 proçesioni me trupin e të Ndierit
hyn në Katedrale.
· Në orën 11:00
Mesha e Pontifikale e Salikimit dhe ceremonia e varrimit në
Kriptën e Katedrales. Pushoftë në paqe.
Arqipeshkvia
Metropolitane
Shkodër-Pult
dhe Familja Simoni
titujt kryesore |