|
PËRUROHET
BIBLIOTEKA NË RRANXA
Të shtunën më
14 mars 2009, në Rranxa-Bushat, u inaugurua biblioteka e re dhe
një sallë për aktivitete të ndryshme, kushtuar shërbëtorit të
Hyjit, Mark Çuni, seminaristit martir nga Rranxa, si edhe një
fushë futbolli.
Ceremonia u
zhvillua në praninë e Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv
Metropolit i Shkodër-Pult, bashkë me disa meshtarë të dioqezës
dhe me praninë e disa meshtarëve nga dioqeza e Orisë (bashkëfinancimit
të projektit), e shumë besimtarëve nga fshatra të ndryshme të
famullisë.
Me këtë rast,
Atë Mario Imperatore paraqiti një libër, të përgatitur prej vetë
atij, me titull “Un seminario pontificio nel vortice della
persecuzione comunista”.
Biblioteka dhe
fusha e sportit janë pjesë e një projekti “Rranxa Speranza”,
financuar nga “Fondo dell'ottopermille per l'aiuto ai paesi del
terzo mondo”. Ky projekt parashikon zhvillimin e aktiviteteve të
ndryshme me të rinjtë e kësaj famullie (gjuhë të huaja, kurse të
ndryshme etj), gjithashtu parashikon një projekt tjetër për
volejboll dhe futboll në fshatin Mali Jushit dhe Melgushë.
Kjo pjesë e
projektit është një shtesë e asaj që ishte filluar në Rranxa në
të kaluarën me ndërtimin e dhe inaugurimin e Asilos ku sot
shihet prania e shumë fëmijëve.
Dom
Alessandro Mayer
titujt kryesore |