ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

QENDRA  “BARIU I MIRË” – FERMENTIM

 

 

Po, është e bukur jeta në një qendër, por është edhe një jetë me plot përgjegjësi e përkushtim deri ne fund. Por qendra ku ne motrat Baritore jetojme e punojmë a është si qendrat e tjera?  E veçanta nuk qëndron tek problematikat më të mëdha apo më të vogla se qendrat e tjera, por tek përbërja e kësaj grigje te vogël për të cilën Bariu i Mirë ka dhënë jetën. Ardhja e personave nga zonat rurale, nga ato më të thella dhe më të largëta në një zonë industriale, ku si strehë mikpritjeje kanë gjetur qiellin e hapur, disa fabrika të shkatërruara dhe një zemër bujare të Kishës Nënë. Për të dhënë një mbështetje dhe një përgjigje nevojave të tyre, me shumë intuitë dhe “Profeci” Ipeshkvi ndërton këtë qendër ku ne motrat “Baritore” jetojmë dhe punojmë.

Një ndër karakteristikat e punës sonë baritore në bashkëpunim me don Martinin dhe animatorët, është katekizmi i vazhdueshëm për të gjitha moshat, si shprehje e zbulimit dhe e rritjes në Besimin e vërtetë prej të cilit buron çdo e mirë për një jetë të shenjtë. Vërejmë çdo ditë e më shumë vështirësinë e formimit të përsonit në tërësi e cila është në përkim me mentalitetin e Ungjillit dhe me një kulturë largpamëse. Për ne si përgjegjës në formimin e një brezi të Krishterë shumë herë gjindemi përballë një përgjegjësie dhe sfide, dhe pikërisht për këtë kërkon një angazhim më të thellë për të zbuluar Dashurinë e Vërtetë të Hyjit. Me varfërinë tonë kërkojmë të shërbejmë të gjithë përsonave të të gjitha moshave. Qëndra e punës sonë është familja. Çdo ditë frekuentojnë mbi 50 fëmijë të moshës 4-6 vjeç që përgaditen të shkojnë në shkollë, duke u dhënë atyre mundësinë e një formimi të mirë. Gjithashtu, pranë qendrës janë edhe disa kurse rikuperimi shkollor për të gjitha moshat. Një tjetër grup frekuenton shkollën e këngës me profesor Zef  Çobën për t’i dhënë një ndihmesë Liturgjisë së Shenjtë.

Zemra e Kishës është gjithmonë rinia.

Formimi i grupit rinor, që vazhdon prej vitesh, ka marrë përmasa te mëdha, jemi të bashkuar edhe me pjesëtarët e grupit që janë në emigracion, nëpërmjet lutjes dhe shkëmbimit të përvojëve. Vërejmë me shpresë të madhe se të rinjtë janë një e ardhme e mirë për ndryshimin e  mentalitetit të gabuar dhe mund të japin shumë për formimin e një shoqërie të Krishterë. Përveç formimit personal, grupi është i angazhuar në shumë aktivitete të qendrës.

Vizita Baritore e Arqipeshkvit tonë Angjelo Massafra i dha një shtytje akoma më të madhe për të ecur në rrugën e Urdhërimeve, për të forcuar gjithnjë e më shumë besimin tonë në Shpëtimtarin e vetëm Jezu Krishtin, dhe për të ndërtuar familje të shenjta.

Vizita e Ipeshkvit, si bariu që kujdeset për grigjën e vet, prania e tij na siguroi që Kisha është si shpatullat e Bariut mbi të cilat vendos delen e humbur, vendos secilin prej nesh.

Bujaria e Zotit është e madhe dhe po e jetojmë çdo ditë në përvojet e vogla e të thjeshta, për këtë jemi shumë mirënjohës Atij dhe çdo personi që jep kuntributin e vet me gëzim e dashuri.

Jezu Krishti, i Ringjalluri na mbushtë me hiret e veta e na bëftë dëshmitarë të Dashurisë së tij të pakufi nën shembullin e Martirëve tanë.

 

Motrat Baritore

     titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster