|
QENDRA
“MBRETËRESHA E PAQES” TE STACIONI I TRENIT
Shumë i dashur
Imzot Angelo Massfra. Mirëseerdhe në qendrën tonë që ju vetë na
e keni dhuruar. Duam t'ju falenderojmë me gjithë zemër sepse kjo
qendër është një pikë referimi për të gjithë fëmijët dhe të
rinjtë e lagjes. Këtu ata kalojnë orë formimi dhe argëtimi.(Janë
rreth 200 fëmijët e të rinj).
Në qendrën tonë
tonë aktivitetet zhvillohen çdo ditë nga e hëna deri në të
premte, në mëngjes dhe pasdite: në mëngjes fillojmë në orën 900
dhe mbarojmë në orën 1300. Gjatë kësaj kohe kemi fëmijët
parashkollorë,( rreth 35). Përveç kësaj kemi edhe fëmijët nga
klasa e I-IV që përgatisin detyrat. Pasi të kenë mbaruar
organizohen aktivitete të ndryshme si: gjuhë të huaja, kërcim,
punë dore, etj.
Në orën 1130
për të gjithë fëmijët është dreka. Për këtë falënderojmë
shoqatën italiane “Madonnina del Grappa” e cila na sponsorizon
gjatë këtyre dy viteve.Pas dreke aktivitetet zhvillohen nga ora
1430 deri në orën 1800. Pak kohë për mikpritje dhe pastaj
organizohemi në grupe. Grupet përbëhen nga fëmijët që
frekuentojnë klasat nga e V deri edhe klasat e gjimnazeve. Edhe
pasdite organizohen kurse të gjuhëve të huaja, katekizëm dhe
aktivitete kulturore dhe shoqërore. Me më të rriturit kemi
formuar një grup të cilët vizitojnë azilin e pleqve të paktën dy
herë në muaj, si pjesë e komunitetit Sant Egidio.
Në orën 1600
deri në orën 1800 nga e martja deri në të premte janë dy grupe
rrobaqepësie që ndihmohen nga ACLI italian. Jezusi ka thënë:
”Lërini fëmijët që të vijnë tek unë!”
Qëllimi i punës
sonë është që t'i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë të jenë të
bashkuar në saje të dashurisë për Zotin dhe për të tjerët si
edhe t'i formojmë ata nga ana edukative, kulturore dhe sociale.
Edhe gjatë muajve të verës: korrik-gusht me ndihmën e
vullnetarëve zhvillojmë aktivitete të ndryshme. Lusim Zotin që
ndërsa i shohim duke u rritur në moshë, këta fëmijë të rriten në
dije dhe në hir, sikur Ai do që të jenë. Me falenderimet tona më
të sinqerta devotshmërisht ju dërgojmë nderimet tona.
Sr. Carmina Schieda
titujt kryesore |