ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

VEPRA BAMIRËSIE

 

 

Java e dytë e Vizitës Baritore ( 16 shkurt – 22 Shkurt) ishte java në të cilën Famullia e Shën Shtjefnit i tregoi konkretisht Arqipeshkvit për Dashurinë e Krishterë në veprim. U shoqërua këtu të vizitonte nga afër Bashkësinë Papa Gjoni XXIII, Projektin Shpresa dhe Madonnina del Grappa, Institute laike me frymëzim të krishterë të angazhuara në shërbim të njerëzve në nevojë, por edhe tek Shtëpia e Motrave të Nënë Terezës ku ka rreth 40 fëmijë të sëmurë  e me probleme serioze.

Në bashkëpunim me Motrat e Nënë Terezës, Dom Gjovalin Sukaj dhe Dom Gjovalin Simoni e shoqëruan Arqipeshkvin të vizitonte me dt. 20 mars dy Shtëpitë e Fëmijës (jetimoret) si dhe me dt. 19 mars dy Azilet e Pleqve që janë në Shkodër. Prania e Imzot Angelo Massafrës në këto ambjente dukej se jepte shumë shpresë dhe persona e tij duke takuar secilin prej tyre tregonte dashurinë për ta, por edhe për jetën që duhet mbrojtuar e vlerësuar më shumë. Për çdo fëmijë dhe për çdo të moshuar Arqipeshkvi ndau një dhuratë shenjë e vogël por shenjë që të gjithë duhet të vazhdojmë të bëjmë ndaj vëllezërve e motrave në nevojë. Nuk mund të mos falenderojmë të gjitha drejtoritë dhe stafet e këtyre qendrave sociale për pritjet e ngrohta që i rezervuan Imzot Angelo Massafrës.

Kjo Vizitë baritore u ndërpre për pak ditë, pasi ditën e shtunë datë 21 shkurt, rreth orës 12.50 u nda nga jeta Shkëlqësia e Tij, Imzot Zef  Simoni. Përkulemi me shumë respekt në kujtimin e këtij Prelati që jetën e shkriu pas u kursyer për Kishën dhe Atdheun tonë. Pushoftë në paqe.

 

  titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster