|
VIZITA
BARITORE NË SHKODËR
QENDRA
“NËNË TEREZA” – DOBRAÇ
Një kumbonë dhe
një kryq i madh shënojnë “Qendrën baritore Nënë Tereza”, të
vogël dhe të thjeshtë, sikurse pajtorja e saj.
Bashkësia e
krishterë është duke u rritur nën udhëheqjen dhe angazhimin e
famullitarit, dom Juan Francisco Garcia, dhe bashkëpunëtorëve të
tij: Motrat Misionare të Bamirësisë (m. e Nënë Terezës),
katekistët dhe të rinj e të reja me vullnet të mirë.
Jane të
pranishme edhe Motrat e Kongregatës Spirituelle Weggemeinschaft
me veprat e bamirësisë. Rritja shpirtërore, përveç aktiviteteve
të përgatitjes për sakramentet (edhe në zonën e Kirasit),
ndihmohet nga përvoja e Ecjes Neokatekumenale, për të zbuluar
hirin e pagëzimit dhe bukurinë e tij. Aktivitetet e ndryshme
gjallërojnë jetën e qendrës: kurse muzikore (për të gjallëruar
liturgjinë); aktivitete sportive; takime për katekeza mbi
familjen; takime për kurse gatimi; aktivitete teatrale. Shfaqja
mbi Nënë Terezën ia ka dhënë bashkësisë mundësinë për ta njohur
e për ta dashur gjithmonë e më shumë Nënën tonë shqiptare.
Më 29, e diel,
erdhi Imzot Angelo Massafra, për vizitën baritore. Paradite
kaloi nga disa familjet e pas drekës në Qendrën për Meshën e
Shenjtë. Ishin të pranishëm shumë besimtarë, Don Juan,
Përgjegjës Baritor, Motrat e Nënë Terezë dhe Motrat e
Kongregatës Spirituelle.
titujt kryesore |