ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

VIZITA BARITORE NË SHKODËR

 

 

Shkodra është një qytet i madh, qoftë për kah emri por edhe për kah historia që ndër shekuj e ka bërë atë protagoniste madje edhe me role kryesore të një toke që fenë e vërtetë, lirinë dhe demokracinë, civilizimin perëndimor dhe marrëdhëniet me popujt e tjerë i ka pas gjithmonë për zemër.

Shkodra është pa dyshim qyteti më i madh katolik në krejt territorin e shqipeve. Prandaj ka dy famulli: e para dhe më e madhja është ajo e Shën Shtjefnit që për kishë ka Katedralen e Shën Shtjefnit (pra dhe të të gjithë dioqezës) dhe e dyta është ajo e Zojës Rruzare tek Arra e Madhe.

Në këtë Qytet, më 7 shkurt 2009, Sh. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, filloi Vizitën Baritore në Qytetin e Shkodrës. Kjo do të ishte etapa e fundit e Vizitës Baritore të Arqipeshkvit tonë, Vizitë që kishte filluar më se dy vite më parë nga zona malore e Dukagjinit.

Programi i kësaj Vizite ishte përgatitur nga dy famullitarët Dom Gjovalin Sukaj dhe Fra Vladimir Mamalaj ofm, si dhe zv.famullitarët dhe Këshillat Baritore  të këtyre famullive.

Vizita do të fillonte me kremtimin e meshës së shenjtë tek Shenjtërorja e Zojës së Shkodrës. Aty Arqipeshkvi u prit nga dy famullitarët dhe së bashku i dhanë mirëseardhjen ku nuk munguan edhe brohoritjet nga besimtarët që kishin ardhur për të bekuar Atë që vinte në emër të Zotit.

Po atë ditë pas meshës, tek sheshi Isa Boletini në shenjë mirënjohjeje Arqipeshkvi mbodhi 20 rrënjë pemë dekorative të cilat ia dhuroi qytetit të Shkodrës.

Java do të vazhdonte e ngjeshur me takimet me meshtarët që shërbejnë ne Qytet, me Këshillin Baritor të Famullisë së Shën Shtjefnit dhe do të kremtohej Dita e të Sëmurit në festën e Zojës së Lurdit ku Katedralja ishte e mbushur me ata që vuajnë në trup nga sëmundje të ndryshme e shpesh edhe të pashërushme.

Të enjten dt. 12 shkurt, famullitarët e Qytetit e shoqëruan Arqipeshkvin për një vizitë kortezie tek Mytinia Shkodër ku u pritën nga i Nderuari, Imam Ndriçim Sulejmani dhe stafi i tij. Qe një takim miqësor ku u nënvizua fakti se së bashku duhet të ngazhohemi më shumë për të mirën e përbashkët. Kjo edhe për të ardhmen.

Të premten dt. 13 shkurt, famullitarët e shoqëruan Arqipeshkvin në vizitat e kortezisë tek autoritetet civile të Qytetit: Tek Prefekti, Prof. M. Cungu; tek Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Prof. Gj. Kolombi dhe të Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Zotni L. Luka.

Në këto takime u fol për rolin konstruktiv që ka komuniteti katolik në Qytet si dhe u nënvizua fakti që ka akoma shumë punë për t'u bërë që të luftohet e keqja dhe korrupsioni në shtrukturat shoqërore.

 

  titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster