ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

ASAMBLEJA PLENARE E IPESHKVIJVE TË EUROPËS NË HUNGARI

 

Presidentët e Konferencës Ipeshkvnore të Evropës (CCEE) janë takuar në Asamblenë plenare në Esztergom, Hungari, më 30 shtator - 3 tetor 2008 me temën: "MEDIA: IMPENJMI I RINOVUAR I KISHËS". Kardinali Péter Erdö, Arqipeshkëv i Esztergom-Budapest, Primat i Hungarisë ka kryesuar Asamblenë, që ka bërë Komunikatën e Shtypit si vijon mbi detyrat e kryera.

 Në pasditen e së mërkurës më 1 tetor, Presidentët e Konferencës Ipeshkvnore të Evropës kanë zgjedhur atë Duarte Nuno Queiroz de Barros da Cunha Sekretarin e ri të Përgjithshëm të CCEE për një mandat pesëvjeçar. Atë Duarte da Cunha pason kështu Imzot Aldo Giordano, emëruar më 7 qershor nga Papa Benedikti XVI, të Dërguar të Veçantë – Vëzhgues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit Evropian të Strasburgut pas 13 vitesh shërbimi në CCEE.

Të enjten më 2 tetor, në Budapest, Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore kanë takuar Lâszló Sólyom, Presidentin e Republikës së Hungarisë. Presidenti ka shprehur vlerësimin e vet për vlerat e qarkulluara të Kishës Katolike në Evropë dhe aktivitetet e saj zhvilluar në favor të shoqërisë.

Presidentët e Konferencës Ipeshkvnore të Evropës, të informuar për atë që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara në Orissa (Indi), kanë dashur të shprehin shqetësimin e tyre për këto akte dhune në shtetin indian; kanë shprehur gjithashtu solidaritetin e tyre të krishterëve të vendit dhe Barinjve të tyre, dhe i kanë kërkuar Qeverive dhe Instituteve të Evropës që të ndërhyjnë për t'i ndalur këto dhuna. Presidentët janë ndaluar edhe në situatën e të krishterëve dhe të pakicave të tjera fetare në Irak. Aty, shumë njerëzve u është dashur që të ikin nga vendi i tyre prej vështirësive për ta jetuar lirisht besimin e tyre. Presidentët u kanë kërkuar përgjegjësve të vendeve evropiane që t'ia hapin portat këtyre njerëzve, detyrim i bazuar mbi respektimin e të drejtave njerëzore.

Në deklaratë, Presidentët po ashtu kanë treguar shqetësimin e tyre përballë zhvillimit të situatës në disa vende të Afrikës e të Amerikës Latine ku kërcënohet përherë e më shumë dinjiteti njerëzor, liria e shprehjes dhe besimit.

Vëmendja e Kishës për mass-median e të medias për Kishën rritet në Evropë. Të panumërta janë iniciativat parashtruar nga Konferencat Ipeshkvnore dhe mjetet (Tv, radioja, gazetat, agjencitë e shtypit dhe interneti) në dispozicion të tyre. Për më tepër nuk janë të rralla rastet në të cilat në media Kisha është subjekt shpifjesh dhe/ose përgojimesh. Motivet janë të ndryshme dhe ndryshojnë nga vendi në vend. Sigurisht, në shumë raste, regjimet totalitare të shekullit XX dhe një konceptim i veçantë i gabuar të shekullarizimit që do të donte t'ia dhuronte Kishën e besimin sferës private të individit e nuk pranon ndërhyrjen e Kishës në debatin publik, janë shkaqet kryesore së bashku me padijen e disa gazetarëve për të përballur temat lidhur me jetën e Kishës. Duhet për më tepër të kujtojmë që mjetet e komunikimit social janë mjete e jo përmbajtja e mesazhit që ata qarkullojnë. Është e Vërteta që i jep autenticitet mesazhit. Kjo është ajo që del nga kërkimi, kohëzgjatja një vit, promovuar nga CCEE pranë Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Ipeshkvijtë kanë analizuar shkaqet e këtij raporti, nganjëherë të vështira, me mass median, mjetet në dispozicion të tyre për të zhdukur format e keqinformimit, edhe urgjencat që këto dukuri i imponojnë Kishës. Është në riformimin e rrjetit të Konferencave Ipeshkvnore, në bashkëndarjen e burimeve të tyre, e në formimin e laikëve, të pjekur në fe, që ipeshkvijtë kanë vendosur të përballin me interes të rinovuar lidhjen mes Kishës e Medias. Imponohet një impenjim më i madh mes medias së re, dhe një e veçantë ndaj internetit dhe TV digjitale. Detyrë e Kishës është të gjejë mënyra gjithnjë të reja për ungjillëzim. Mjetet e reja kanë rregulla të reja komunikimi për të njëjtën natyrë të tyre.

  

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster