|
|
BEKOHET THEMELI I SHTËPISË SË
BAMIRËSISË
Me datën 23 tetor 2008, Vikari Gjeneral i
Dioqezës së Sapës Dom Carlo Fantini, bekoi themelin e shtëpisë
“Casa di Carita” që do të ndërtohet pranë selisë së kësaj
Dioqeze, në Vau-Dejës. Në ceremoninë e bekimit ishte i pranishëm
edhe drejtori i Caritas-it dioqezan Sapa, Dom Simon Kulli, i
cili theksoi se fillimi i një vepre të tillë ngjall në ne
ndjenja mirënjohjeje dhe shprese. Siç thotë psalmi: “Nëse Zoti
nuk e ndërton shtëpinë, kot lodhen ata që punojnë”. Edhe ne, tha
ai, në njëfarë mënyre bëhemi bashkëpunëtorë të Hyjit, çdo herë
që me shpirt shërbimi u dalim para nevojave të të afërmit ose të
bashkësisë.
Ideatori për ndërtimin e një qendre të tillë është Shkëlqesia e
Tij, Imzot Lucjan Avgustini. Dhe dëshira e madhe për këtë vepër
është që të jetë zemra e Dashurisë në Kishën tonë. Po në këtë
qendër do të jetë edhe selia e re e Caritas-it Dioqezan, dhe do
të jetohet dashuria konkrete ndaj vëllezërve dhe motrave më
nevojtarë.
titujt kryesore |
|