|
DY MESHTARË NË DIOQEZËN E RRËSHËNIT
Me datën 8 nëntorë u shuguruan meshtarë dy djakonë: Dom Genc
Çupi, fshati Simon i Mirditës, dhe Dom Ambroz Demaj, i ardhur
nga Kosova dhe i inkardinuar në dioqezën e Rrëshënit.
Meshën e Shenjtë e kryesoi ipeshkëvi i kësaj dioqeze Sh. T.
Cristoforo Palmieri, i cili natyrisht ishte edhe shumë i
emocionuar nga gëzimi që i shkaktonte fakti se po u jepte
sakramentin e meshtarisë dy kandidatëve të rinj, të cilët do t'i
bëhen atji ndihmë tejet e çmuar në përhapjen e Fjalës së Zotit
dhe të Sakramenteve, duke i shërbyer kështu popullit të Zotit në
atë dioqezë, me plot bujari. Pikërisht këto të vërteta
Shkëlqesia i theksoi ngultas edhe në homelinë e tij, duke i
ftuar dy kandidatët e rinj – që pas pak dotë shuguroheshin – të
kenë për zemër një gjë mbi gjithçka tjetër: të përpiqen
vazhdimisht t'i përngjajnë Jezu Krishit.
Katedralën madhëshore e kishin mbushur besimtarë të ardhur jo
vetëm nga zonat përreth, por edhe nga dioqezat tjera të
Shqipërisë si edhe nga Kosova.
Na vjen spontane që ta falënderojmë Hyjin që nuk e braktis kurrë
popullin e vet, por vazhdimisht kujdeset për të.
titujt kryesore |