ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

FESTA E ZOJËS SË SHKODRËS

“Zoja e Shkodrës dhe Shkodra e Zojës”

 

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga festa e Zojës së Shkodrës, ende ruhen në kujtesën tonë ceremonitë fetaro-kulturore që u zhvilluan gjatë datave 19-21 tetor në Kishën Katedrale të Shkodrës. Këto ceremoni treguan se nuk është harruar tradita e festimit të disa prej ngjarjeve më të shënuara që ka Kisha jonë.

Po, si u festua këtë vit dita e “Zojës së Shkodrës”?

Zbukurimet e shumta, programi i hartuar me kujdes nga zyra famullitare, qendra e zërit që kaloi nëpër shumë lagje e rrugica të Shkodrës, kontaktet me formacionet korale apo me shoqatat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ishin dëshmi e një pune të madhe që do të zhvillohej gjatë tre ditëve për këtë festë. Në datat 17 dhe 18 u ekspozua në katedrale për adhurim i Shenjtërueshmi Sakrament.

Më 19, në vigjiljen e festës, u kremtua Mesha e Shenjtë në orë 10. 00, kryesuar nga Imzot Angelo Massafra. Në orën 18. 00 Imzot George Frendo kremtoi Meshën e hapjes së Festës. Gjatë homelisë së tij, Shkëlqesia vuri në dukje se si populli i Shkodrës ka qenë i mbrojtur nga ndihma e Zojës së Bekuar gjatë viteve të vështira që ajo ka përjetuar në epoka të ndryshme, duke na treguar kështu se sa të vërteta janë fjalët “Zoja e Shkodrës dhe Shkodra e Zojës”.

Pas kremtimit të kësaj Meshe, filluan veprimtaritë kulturore. Në një pod të posaçëm të ngritur në hyrje të oborrit të kishës, në praninë e një numri të madh besimtarësh, orkestra frymore e Ushtrisë (e ardhur nga Tirana), ekzekutoi pjesë të ndryshme me motive shqiptare dhe të huaja. Programi përmbante në vetvete edhe valle të ndryshme dhe recitime. Pas përfundimit të programit, dhe pikërisht në orën 20. 00, nga kumbanorja e Katedrales, filluan të bien kambanat e festës, shoqëruar edhe nga fishekzjarret shumëngjyrëshe. I gjithë spektakli i kësaj mbrëmjeje - ku kishin ardhur edhe besimtarë nga fshatra të ndryshëm - ishte përgatitur nga famullia.

Dhe ja së fundi dita e “Zojës së Shkodrës”: sivjet me 20 tetor 2008 (festë e urdhëruar për Shkodrën). Ushtonte vazhdimisht kënga e “Zojës së Shkodrës”. Në orën 18. 00 Sh. T. Imz. Angelo Massafra kryesoi Meshën solemne të kësaj feste,kuu mikprit nga Administratori famullitar Dom Gjovalin Sukaj dhe nga zv. Adm. famullitar Dom Gjovalin Simoni si dhe bashkëkremtuan 32 meshtarë.

Gjatë ditëve të festës nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të Komuniteteve fetare të Shkodrës, të autoriteteve civile dhe të pushtetit lokal, si edhe konsulli i Italisë Z. Stefano Margucci.

Dita e tretë, data 21 tetor, ishte mbyllja e Festës. Prandaj edhe u organizua në Katedrale koncerti koral-vokal-instrumental, me temë qendrore “Paqe mbi tokë”, me pjesëmarrje të koreve “Berliner Figuralchor” nga Berlini, “St. Stephen of Decani” nga Novi Sad (Serbi), dhe kori polifonik “Prenkë Jakova” nga Shkodra. Koncertiu organizua nën kujdesin e drejtë për drejtë të famullisë së Shën Shtjefnit. bë në bashkëpunim dhe i mbështetur nga Goethe-Institut dhe Auswärtiges Amt. Këto grupe ekzekutuan së bashku dhe si solistë pjesë të ndryshme, duke merituar duartrokitjet e të pranishmëve.

Programi u ndoq me vëmendje dhe, në përfundim, grupet korale, dirigjentët e tyre dhe solistët, u falënderuan nga Imz. Angelo Massafra, i pranishëm edhe ai në këtë veprimtari së bashku me autoritetet e tjerë fetare dhe civile të Shkodrës.

Kështu u mbyllën tri ditët e festimeve mbresëlënëse për Shkodrën.

 

Lec Zadeja

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster