ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

FILLIMI I KURSIT KATEKISTIK DIOQEZAN

 

Më 15 nëntor në ambientet e Kurias Dioqezane të Sapës, filloi kursi katekistik dioqezan. Është kjo iniciativë e vetë ipeshkvit të vendit, Imzot Lucjan Avgustini, ku nëpërmjet angazhimit edhe të komisionit katekistik, ka gjetur realizimin e saj, duke bërë të mundur që të rinjve t'iu ofrohet mundësia që të marrin sa më shumë njohuri rreth Fjalës së Zotit, në mënyrë që të jenë katekistë sa më kompetentë.

Pjesëmarrës në këtë kurs janë të rinj e të reja nga famullitë e kësaj dioqeze, që me vullnetin e tyre duan të angazhohen në Kishë dhe në këtë ecje formative dioqezane të katekistave dhe edukatorëve. Detyra për ta shpallur Ungjillin e Jezusit dhe për ta “copëtuar bukën e Fjalës më të vegjëlve, sot na është besuar neve”. Kështu është shprehur gjatë takimit, kryetari i komisionit katekistik, Don Enzo Zagho, famullitar në Misionin Katolik - Blinisht. Një falënderim të veçantë për këta katekistë, të cilët janë një energji e madhe për bashkësitë tona, ka bërë edhe Ipeshkvi i vendit, Imzot Lucjan Avgustini. Ai shprehi kënaqësinë e tij për këta të rinj, të cilët dita-ditës po rriten në fe, shpresë e dashuri, dhe janë një forcë e besueshme për kishën.

Violeta Marashi

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster