|
INSTITUCIONET EVROPIANE
Institucionet evropiane e procesi i unifikimit
kanë qenë në qendër të raportit prezantuar Presidentit të
COMECE. Në veçanti është ndalur mbi: procesin e ratifikimit të
Traktatit të Lisbonës; propozimit të direktivës që ka të bëjë me
ndalimin e diskriminimit...; mbi Paktin në çështjen e
emigracionit dhe azilit politik e mbi Direktivën në çështjen e
orarit të punës dhe mbrojtjes të së dielës.
Imzot Aldo Giordano, vëzhguesi i ri i përhershëm i Selisë së
Shenjtë pranë Koncilit Evropian, ka ilustruar temat në diskutim
të këtij Institucioni evropian. Kisha është e shqetësuar për
paqen. Është hera e parë në të cilën dy Shtete anëtare të
Këshillit janë në luftë mes tyre. Rusia dhe Gjeorgjia. Kisha ka
për qëllim në veçanti të mbështesë familjen, themeluar mbi
martesën mes një burri e një gruaje, e të drejtat e fëmijëve që
nga ngjizja e tyre, të vetëdijshëm që mbi këtë realitet vendoset
e ardhmja e Evropës.
titujt kryesore |