ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KURS INTEGRIMI KULTUROR PËR MISIONARË

 

Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare dhe Komisioni “Kleri dhe Jeta e Kushtuar” kanë mirëpritur propozimin e bërë në Kuvendin e 50-vjetorit të Fidei Donum-it (Shkodër, 18-19 shtator 2007) për të zhvilluar, herë pas here, një Kurs Integrimi Kulturor për Misionarët që vijnë për të vepruar në Kishën Katolike që është në Shqipëri.

Kësaj ftese iu përgjigjën 36 misionarë (4 dioqezanë, 3 rregulltarë, 26 rregulltare dhe 3 laikë), që vijnë nga të gjitha Dioqezat e Shqipërisë (Lezhë 10; Rrëshen 8; Shkodër 6; Sapë: 5; Administrata e Jugut: 5; Tiranë 2) dhe që i përkasin kombësive të ndryshme (Itali, Gjermani, Peru, Indi...).

Kursi, që u zhvillua në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar në Shkodër, për gjashtë javë rresht (20 tetor -28 nëntor 2008), përveç orëve që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me gjuhën shqipe (fonetikë, gramatikë, letërsi e bashkëbisedim), përmbante edhe konferenca me tema të ndryshme (kanuni, kuadri ekonomik e ligjor...), përvoja baritore (Baritorja me emigrantët në Greqi e Itali, Veprimtaria e Karitasit të Sapës...), vizita kulturore (Kala, Shirokë-Zogaj, Klarise, Stigmatine, Projekti Shpresa...).

Gjatë kursit është krijuar dhe jetuar një klimë shumë e bukur vëllazërore, aq sa është pjekur dëshira dhe ideja për t'i vazhduar këto takime, në mënyrat dhe në vendet që ende duhet të përcaktohen.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë kurs dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në të.

 

Loreta Tomaj

  

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster