ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KUSHTET E MOTRAVE VENERINI

 

Bashkësia rregulltare e motrave “Mësueset Venerini” të bashkësisë famullitare Shën Jozefi në Gjadër, më 27 shtator 2008 gëzuan në festën e kushtimit të përjetshëm të motrave Mirela Zefi e Mariglena Gjoni, dhe kushtet e para të Alma Zogut.

Ceremonia e kremtimit u zhvillua në Kishën e Martirëve Shqiptarë” - Blinisht, me pjesëmarrjen e popullit të Zotit, familjes rregulltare të motrave ardhur edhe nga Italia, Nënës së Përgjithshme, Motër Maria Tereza Crescini, motrave e kongregatave të ndryshme të dioqezës sonë, meshtarëve, familjarëve e motrave, Ipeshkvit të Rrëshenit Imzot Cristoforo Palmieri, dhe Ipeshkvit të vendit Imzot Lucjan Avgustini, i cili udhëhoqi meshën solemne.

Duke lexuar formulën e kushtimit, motrat ia përkushtuan veten e tyre Zotit në sakrificë lavdi për shërbimin e Kishës dhe të mirën e vëllezërve. Të gjallëruara nga ky ideal dhe në duart e Nënës së Përgjithshme Motër Maria Tereza Crescini, motrat bënë kushtin e pastërtisë, varfërisë dhe dëgjesës, sipas Kushtetutës së Kongregatës së Mësueseve Venerini. Me përqafimin vëllazëror, Eprorja Gjenerale i pranoi këto motra përgjithmonë në këtë Kongregatë.

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster