|
MBLEDHJA E KËSHILLIT PRESBITERIAL
DHE BARITOR
Me datën 25 shtator 2008, në një nga sallat e
Kurias Dioqezane të Sapës, në Vau-Dejës u zhvillua mbledhja e
radhës e Këshillit Presbiterial dhe Baritor. Pas një periudhe
tepër të lodhur (siç ishin misioni veror dhe përfundimi i
punimeve të Katedrales), por mjaft të frytshme, ipeshkvi i
vendit u uroi mirëseardhjen të gjithë meshtarëve, rregulltarëve
dhe rregulltareve dhe i falënderoi për punën e bërë në nder e
lavd të Zotit dhe Kishës lokale që u është besuar.
Më pas ipeshkvi paraqiti gjendjen baritore në
dioqezë dhe organizimin për baritoren 2008-2009. Duke folur për
vitin Jubilar të Shën Palit, Imzot Lucjani u bëri thirrje që të
angazhohen të gjithë sipas shembullit të Shën Palit në përhapjen
e Ungjillit, dhe ftoi komisionet që të përgatisin një
plan-program lidhur me iniciativat për t'i organizuar në nivel
dioqezan.
Pikë tjetër që u diskutua ishte edhe Vizita
Kanonike, që për ipeshkvin është detyrim juridik dhe kërkesë
baritore.
Gjatë këtij takimi, Shkëlqesia e Tij Imzot Lucjan
Avgustini bëri të ditur edhe situatën që është shfaqur në
dioqezë për arsye të mungesës së meshtarëve. Nisur nga kjo
gjendje që është krijuar, bariu i Sapës, i ftoi meshtarët,
rregulltarët dhe rregulltaret që edhe pse ndoshta të
mbingarkuar, të gjithë së bashku të mund t'i mbulojnë këto
zbrazëtira si në punën baritore ashtu edhe në një organizim më
të mirë e më të frytshëm
titujt kryesore |