|
NJË KURIA E RE E
“LEGJIONIT TË MARISË”
Unë që po shkruaj jam Ernest Kalaj, president i
Presidiumit të Legjonit të Marisë, Vukpalaj (Bajzë). Dëshiroj të
flas mbi formimin e Kurias së sapoformuar në Malësinë e Madhe,
të quajtur “Mbretëresha e Paqes”.
Takimi i parë i kësaj Kurie u bë me datën 4 tetor
2008 në ambientet e famullisë së Bajzës. Nuk ka qenë e lehtë
arritja e krijimit të saj, por me mbështetjen e Zojës dhe nën
nxitjen e Shpirtit Shenjt u arrit prania e kësaj lëvizjeje
kishtare në zonën tonë. Një Kuria e re e Legjionit të Marisë,
është e mundur atëherë kur numri i presidiumeve (grupeve) të
këtë arritur në pesë e sipër. Por, duke parë gatishmërinë e
motrave për t'u bërë ushtaret e saja, numri i tyre tashmë ka
arritur në dhjetë dhe vazhdon të rritet çdo ditë. Unë dëshiroj
të falënderoj në mënyrë të veçantë Motrën tonë Dilla e cila, me
ndihmën e Nënës sonë Zojës së Bekuar dhe me mbështetjen e
familjes së saj, ka bërë të mundur formimin e të gjitha këtyre
presidiume. Që nga Kopliku e deri në Hot të Malësisë së Madhe
kjo motër vazhdon ende të formojë grupe të tjera. Zoti ia
shpërbleftë me të mirat e veta.
Për formimin e kësaj Kurie të re në Bajzë,
falënderoj edhe meshtarin Dom Dritan Ndocin, drejtuesin
shpirtëror të Legjionit të Marisë në dioqezën tonë. E falënderoj
për sakrificën dhe punën e palodhshme që bën për Fjalën e Zotit.
Krishti i rrittë pushtetin, Zoti e bekoftë dhe Zoja e mbushtë me
hiret e veta.
Një falënderim të përzemërt edhe për Motër Luçie
Preçi, presidenten e Kurias së Shkodrës, e cila ka sakrifikuar
shumë si për formimin e presidiumeve në Kurian e Shkodrës, ashtu
edhe për ato të Kurias sonë. Zoja e ndihmoftë gjithmonë dhe ia
shpërbleftë me të mirat e veta.
Falënderojmë shumë edhe Atë Ndue Gashi,
famullitar i Bajzës, për mbështetjen e tij dhe për ofrimin e
ambienteve të famullisë së tij, vend ku ne një herë në muaj
tashmë mund të lutemi së bashku.
Uroj oficerët e kësaj Kurie - motër Angje
Shelinaj, presidente, vëlla Gegë Paloka, arkëtar, motër Luçe
Asllani, sekretare, dhe motër Lula Celaj zv/presidente - që Zoti
t'i bekojë e t'i ndihmojë në këtë shërbim që u është besuar.
Zoti na ndihmoftë t'i shërbejmë Atij me gëzim dhe me gatishmëri.
Ernest Kalaj
titujt kryesore |