ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

PËR LAVD TË KRISHTIT MBRET

 

Më 5 tetor 2008, Motër Mira Qershija në Karizmën e Motrave Françeskane të Krishtit Mbret, bën kushtet e përjetshme në Kishën Sh. Prendja Trush, në mesin e popullit ku ajo shërben dhe banon. Mesha e Shenjtë u kremtua nga Sh. T. Imzot Angelo Massaffra, në bashkëkremtim me famullitarin Dom Ernest Troshanin, Atë Gazmend Tinaj, ministër provincial fretërve minorë, Atë Gjon Kalaj dhe Atë Dedë Gjoka.

Pjesëmarrja e popullit ishte aktive. Ata ishin shumë të interesuar dhe të emocionuar sepse për shumë prej tyre ishte hera e parë që merrnin pjesë në një kremtim kushtimi.

Një klimë e hareshme u krijuar edhe pas Meshës, ku vazhduan çastet festive me dramë, koktej, muzikë, këngë dhe valle deri vonë.

Gjithçka për nder dhe lavd të Krishtit Mbret. Amen!

Motrat e Krishtit Mbret

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster