|
|
RAPORTI ME ORGANIZMAT E TJERA
KONTINENTALE (CELAM E SECAM)
Kardinali Polycarp Pengo, Arqipeshkëv i
Dar-es-Salaam dhe President i SECAM (Symposium of Episcopal
Conferences of Africa and Madagascar/Simpoziumi i Konferencave
Ipeshkvnore të Afrikës e Madagaskarit) është ndalur mbi
bashkëpunimin mes ipeshkvijve evropianë e afrikanë. Njohja e
nevojës së Hyjit dhe gëzimi në kremtimin e besimit të të
krishterëve në Afrikë duhet të frymëzojë edhe kontinentin e
vjetër. Përveç shenjave të solidaritetit ekonomik, teknologjisë
dhe njohjes shkencore evropiane, është e nevojshme të shtohen në
kontinentin afrikan, ndihma në formimin e priftërinjve të
ardhshëm dhe operatorëve baritorë.
Nga ana e tij Imzot Héctor Miguel Cabrejos
Vidarte, Arqipeshkëv i Trujillo, President i Konferencës
Ipeshkvnore të Perusë e President i Komisionit për Misionin
Kontinental të CELAM (Consejo Episcopal Latinoamericano) është
ndalur mbi frytet e Konferencës së Aparecida (2007) që kanë
pasur pasoja të dukshme mbi të gjitha në mjedisin e veprimit
misionar të Kishave lokale. Celam e konsideron bashkëpunimin me
ipeshkvijtë evropianë të një rëndësie të parë, meqë, në shumë
raste, përballin të njëjtat sfida në të cilat solidariteti mes
kishave të ndryshme mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm.
titujt kryesore |
|