ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 SËRISH TINGULLOJNË KUMBONAT NË GJUHADOL

 

Përkujtimit të ditës së varrëve të shën Franceskut të Asizit, 17 shtator 2008, iu njësua kësaj feste edhe bekimi i kambanave të kishës «shën Françesku i Asizit», Gjuhadol - Shkodër.

Në një përmallim përshpirtërie u bekuan këto kambanat nga Kryeipeshkvi Metropoli Imz. Angelo Massafra.

Dedikimi i kambanat përkatësisht: Shën Françeskut të Asizit, Zojës Nunciatë, Shën Ndout të Padovës, shërbëtorit të Hyjit Imz. Vinçenc Prenushi, ofm, dhe vëllezërve të tij martirë françeskanë; aë lumes Nënë Tereza, të cilët pasqyrojnë praninë e të Ringjallurit në Trupin e tij mistik: Kishës.

Pra shenjtërit si shembull i jetimit të Ungjillit, martirët si dëshmitarë të fitores së Jezusit mbi vdekjen.

Por, bekimi i kambanat ishte veçse fillimi i atij galdimi shpirtëror, i cili kulmoi më 4 tetor, ora 20.00 me jehonën hyjnore të tingujve të kambanat, që lartësoi shpirtrat e besimtarëve, të cilët kishin mbushur oborrin e kuvendit «shën Françesku i Asizit», Gjuhadol - Shkodër.

Shumë prej të pranishmëve - sidomos ata që e kishin parë duke e shembur kompanielin e kësaj kishe, me përmallim dhe afsh gëzimi thanë: «E dija se do të vdisja por se do t'i dëgjoja tingujt e kambanat nuk ma merrte mendja». Qoftë bekuar Zoti…! Jonet e këtyre kambanat, na sigurojnë se Zoti në birin e tij Jezu Krishtin nuk na ka braktisur, nuk na lë, dhe s'do të largohet kurrë prej nesh. Ai është Emanueli: Zoti me ne.

 

Fra Valentini OFM

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster