|
SHUGURIMI
DIAKONAL NË TIVAR (MALI I ZI)
Në dioqezën e Tivarit (Mali i Zi), ditën e dielë
të datës 23 nëntorë, u shuguruan diakonë seminaristët Gabriel
Gabranica dhe Palush Gjinaj.
Meshën e Shugurimit e Kryesoi Imzot Zef Gashi,
bariu i kësaj dioqeze, përmes duarve të të cilit dioqezës iu
shtuan edhe dy diakonë të rinj, të cilët mbajnë në vetvetë
dëshirën që t'i shërbejnë Zotit dhe popullit të tij me plot zell
dhe bujari.
U urojmë atyre shërbim sa më të frytshëm, sipas
shembullit të Jezusit, i cili është Shërbëtori më i përvuajtur
ndaj Hyjit dhe ndaj njerëzve.
titujt kryesore |