|
TEMA TË AKTUALITETIT
Presidentët kanë marrë disa komunikata mbi temat
e aktualitetit: mbi kërkimin e qelizave staminale, mbi
eutanazinë e mbi përvojat e dialogut me Islamin.
Qelizat staminale
Presidentët kanë dashur që të ripohojnë “jo”-në e
tyre ndaj kërkimit me qelizat staminale embrionalë. Kisha
katolike e refuzon këtë tip kërkimesh, pasi ajo supozon vrasjen
e embrionit njerëzor.
Kërkimi shkencor mbi qelizat staminale të rritura
hap përkundrazi mundësi të reja që megjithatë kanë nevojë për
një reflektim të mëtejshëm dhe inkuadrim etik.
Eutanazia
Në Evropë, kërkesat për një kulturë jete e kanë
të vështirë që të bëjnë hapësirë kundër kulturës së fuqishme të
vdekjes.
Njeriu nuk duhet të vdesë nga dora e një njeriu,
por në duart e tij. Për këtë motiv Kisha mbështet krejt atë që
lejon për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurit terminal dhe
shoqërimin e tij drejt vdekjes natyrore.
Dialogu me Islamin
Presidentët kanë vënë në dukje nevojën e
dialogut. Më shumë se një reflektim teologjik, detyrë e
instancave të tjera kishtare, kanë theksuar nevojën e përballjes
mbi temën e bashkëjetesës sociale të bashkësive të krishtera dhe
myslimane në jetën e përditshme.
Në fund të punimeve, Presidentët e Konferencave
ipeshkvnore kanë vendosur që Asambleja Plenare e CCEE të 2009 të
realizohet në Paris (Francë) më 1-4 tetor 2009 dhe kanë
falënderuar Kardinalin Péter Erdö për mikpritjen e ngrohtë.
Punimet janë zhvilluar në një klimë përzemërsie dhe miqësie dhe
janë pasuruar nga momente lutjeje e nga kremtimi i përditshëm i
Eukaristisë.
titujt kryesore |