|
|
VIZITA
BARITORE NË FAMULLINË E SHËN RROKUT (BUSHAT)
Ka zgjatur tetë ditë, nga e shtuna e 8 nëntorit
deri të dielën e datës 16, vizita e Arqipeshkvit në famullinë e
Shën Rrokut në Bushat.
Programi i dendur kishte në vetvete kremtimin e
Meshës së Shenjtë nga ipeshkvi në pesë fshatrat e famullisë (Bushat,
Rranxa, Mali i Jushit, Melgush dhe Plezhë), pas kremtimit të të
cilave ai ka mundur të ndalej e të dialogonte me besimtarët në
një klimë familiare.
Në ditët e javës vizita është zhvilluar përmes
takimesh të ndyshme me grupe besimtarësh (katekistë, Legioni i
Marisë, të rinjtë, fëmijët e katekizmit) apo edhe në mënyrë
individuale (veçanërsht me të sëmurët), pa lënë mënjanë disa
takime më zyrtare, siç ishte takimi shumë miqësor me kryetarin e
bashkisë së Bushatit dhe adnministratën komunale, apo ai me tre
nga shkollat e pranishme në territorin e famullisë, ku në
secilën ipeshkvit i qe rezervuar një pritje e zjarrtë, si nga
nxënësit ashtu edhe nga docentët, pa dallim përkatësie fetare.
Në ditët e qëndrimit të tij në Rranxa ipeshkvi ka
patur mundësi të ketë kontakt më të ngushtë me bashkësinë e
vogël presbiterale të atyshme, të përbërë nga famullitari Dom
Alessandro Mayer, nga bashkëpunëtori famullitar Atë Luçiano
Fozzer S.I., nga diakoni i sapo ardhur nga dioqeza e Orias
(Itali) Dom Fernando Dellomonaco dhe nga diakoni i ardhshëm,
edhe ai i caktuar për këtë famulli, Artur Jaku. Të frytshëm kanë
qenë edhe takmet me Vëllezërit Misionarë të Nënë Terezës si edhe
vizita tek shtëpi-familja për djemtë me aftësi të kufizuara në
Bushat, po ashtu edhe takimi me bashkësinë e Motrave të Familjes
së Shenjtë të Savigliano, të pranishme në këtë famulli.
Vizita e ipeshkvit ishte rast për të parë punimet
e restaurimit të kishës së Melgushit, si dhe njohja me fillimin
e projektit “Rranxat si shpresë”, të financuar nga konferenca
Ipeshkvnore e Italisë, e cila parasheh edhe realizimin e një
biblioteke në Rranxa, të një salle informatike dhe të një fushe
futbolli dhe volejbollit, por edhe zvillimi i kurseve të
ndryshme professionale, të organizuar tashmë prej vitesh nga
Motrat e Familjes së Shenjt. Arqipeshkvi pati mundësinë të
takojë rreth 50 gra që frekuentojnë këto kurse .
Dita e fundit e vizitës baritore u karakterizua
nga dy ngjarje të veçanta: bekimi i kopshtit të ri për fëmijët e
famullisë në Rranxa, i cili do të hapet pas pak ditësh, si
filjal i shkollës “Zemra e Krishtit” të Shkodrës dhe dhurimi i
një ambulance bërë ndihmës së shpejtë të Bushatit nga ana e
shoqatës SOS Sava, nëpërmjet ndërmjetësimit të dioqezës së Orias,
të binjakëzuar me famullinë e Shën Rrokut.
Dom Alessandro Mayer
titujt kryesore |
|