|
|
VIZITA
BARITORE NË PENTAR
Famullia e Sh. Mëhillit në
Pentar, në ditët 23 dhe 24 nëntor 2008, pati gëzimin dhe nderin
të mikpresë Bariun dhe drejtuesin shpirtëror të dioqezës së
Shkodër-Pultit, Sh. T. Imzot Angelo Massafra. Ajo e Pentarit,
është një famulli e vogël por shumë e gjallë në jetën e
shpirtërore qoftë në rrafshin personal qoftë në atë bashkësior.
Vizita baritore e Arqipeshkvit tonë – e cila përkoi edhe me
parapërgatitjen e Kohës së Ardhjes – na dha mundësinë që,
nëpërmjet fjalëve të tij, të bënim një analizë edhe më të thellë
në lidhje me ecjen tonë shpirtërore.
Fjalët inkurajuse të Bariut
tonë si dhe porositë e tija, të cilat i dëgjuam me shumë ëndje,
na nxisin të ecim edhe më të vendosur në rrugën e së vërtetës së
Ungjillit dhe na kujtuan se duhet të jemi jo vetëm mirënjohës,
por edhe vigjilentë ndaj kurtheve që i keqi mundohet të ngrejë
gjatë ecjes sonë, me qëllim që të minimizojë sukseset në lidhje
me zgjedhjet e shumta që na duhet të bëjmë në jetë, për të
penguar kështu që në botë të bëhemi dëshmitarë të besueshëm të
qytetërimit të dashurisë së Zotit Trinitar.
Arqipeshkvin e pritëm në
hyrje të fshatit Pentarit, në Shkallën e Belajve, një vënd ky
shumë i dalluar, qoftë për pamjen e mrekullueshme piktoreske që
të ofron, qoftë edhe për një lidhje domethënëse historike, pasi
nga aty mendohet se u hodhën poshtë, nga komunistët, shtatoret
dhe fuguret e kishës sonë në shkurt të vitit 1967, vit kur edhe
kisha jonë u shaktërrua si shumica dërmuese e kishave të tjera
në Shqipëri. Nga pritja e gëzueshme, kaluam në kremtimin e
Eukaristisë.
Takimi i Arqipeshkvit me të
rinjët dhe fëmijët e famullisë, i cili ishte shumë i veçantë dhe
atëror, qe një rast i mrekullueshëm mësimi në dialog kostruktiv.
Takimin e të rinjëve do ta pasonte ai me bashkëshortët për një
bashkëndarje tjetër me Arqipeshkvin mbi hallet dhe natyrën e re
të problemeve që po has familja në kohën tonë, për të gjetur
edhe, së bashku, përgjigje në frymën e shpirtit të krishterë, që
duhet të na karakterizojë gjithmonë. Pastaj u vazhdua me vizitën
në shkollën nëntëvjeçare “Gjergj Laca”, me vizitat e të sëmurëve,
me bekimin e varrezave, atë të arave ku punojnë fshatarët, e
cila përbën edhe burimin kryesor të jetesës. Gjithashtu
Arqipeshkëvi i dedikoi kohë edhe rrëfimeve dhe dëgjimit të
përsonave me nevoja të veçanta, takime të cilat treguan edhe një
herë, në Arqipeshkvin tonë, fytyrën e një bariu të mirë në mesin
të popullit të vet.
E falënderojmë me mirënjohje të thellë,
Shkëqësinë e Tij Imz. Angelo Massafra dhe i urojmë atij shëndet
e jetë të gjatë.
Kronisti
famullitar
titujt kryesore |
|